Spatharë - Nis si debat e përfundon në zënkë 2 të afërmit grinden për Votën **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Spatharë - Nis si debat e përfundon në zënkë 2 të afërmit grinden për Votën

Fatjon Kaloci
29.6.17
Përpos proçesit zgjedhor ajo që ndihet në qytetin e vogël së paku këto javë është tema e zgjedhjeve dhe e forcave politike. Ndasitë ndonjëherë edhe bashkojnë për të argumentuar pozicionet e njërit apo tjetrit apo për të zgjatur bisedat e vapës së këtij fund qershori. Më herët një ditë më parë dy të afërm me njeri tjetrin nga fshati Spatharë u raportua gjeneruan bisedën e forcës që simpatizonin në grindje mes tyre. Dy të afërmit mesa duket kishin pikëpamje të ndryshme politike dhe ka mjaftuar ky argument si pikënisje e një konflikti të dobët. Jo rrallë, temat politike apo paragjykuese të simpative elektorale në qytetin e vogël prevalojnë në shumë debate sa duket se qyteti i njerëzve që gjithkush njeh gjithkënd thuajse në çdo bisedë nuk mund të investoj kohë në tema të tjera pa folur për politikën. E deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi këto janë ditë pas zgjedhore dhe normalisht kuptohet vëmendja më e shtuar tek politika. Por ajo që bie në sy shpesh është se këtyre ditëve në Skrapar së paku gjithçka rrotullohet rreth këtyre temave duke i dhënë qytetit madje edhe emertime baresh apo klubesh, klientësh apo njerëzve të thjeshtë të zhargonit "ky është i X" "në këtë Bar rrinë ata të Y" etj. Tipike për qytetet e vogla, ku zgjedhjet krijojnë hendek të fortë mes njerëzve, por shpresojmë të kuptohet se ato që i bashkojnë banorët e Skraparit janë më shumë sesa ndasitë, është kultura, mikpritja, tendenca për të mos u marrë me punët e tjetrit... pasi nën qiellin e Skraparit jeta do të përballë me të njëjtit njerëz. E kështu, qyteti ku çdokush mund të bier kushëri më çdokënd mes temash politike apo projeksionesh pritshmërish... kalohet ky fund qershori..
Corovoda Online
       
         
close