Therepel - Imazh Arkiv 2010 |
Më herët, Një dramë sociale ndodhi në Therepel, një fshat i afërt me Çorovodën. Në kronologji një familje me 5 anëtarë u ndodh përballë një situate ku përveçse kërkohej ndihmë sociale mekanizmat ligjore binin ndesh dhe vështirësonin zgjidhjen. Ishte viti 2005 ku shtetasi Q.S. nga Therepeli, shpallet zyrtarisht i zhdukur. Gruaja dhe 5 fëmijët (të cilët tani janë në fashat moshore nga 9 deri 17 vjeç) endeshin në pritje. Sinjale u thanë asokohe se për herë të fundit shtetasi Q.S. ishte parë në Poliçan. Prej asaj kohe, bashkëshortja (nga ngjarja) pëson episode depresive. E vetme, në pamundësi rritja e fëmijëve ishte e papërballueshme. Të afërm, banorë të zonës, shpesh kanë ndihmuar në mundësitë e tyre njerëzore për t'u përkujdesur sa më shumë. Ende nuk dihet fati i Q.S. ndërsa fëmija më i vogël, shpesh, mbase në instiktin e kërkimit të të atit, largohej nga shtëpia fshehurasi. Një shtëpi thuajse e pabanuar ku veç ndihmës që jepnin të afërt familjarë me mundësitë që kishin, nuk mund t'a zbusnin dot dramën e përnatëshme, të përditshme...Burime të Corovoda Online thanë se gjatë kësaj jave disa përfaqësues të Zyrës së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore pranë Bashkisë Skrapar, znj.Kamela Nako drejtuese e këtij institucioni me interesimin e drejtëpërdrejtë të Kreut të Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu u ndodh në Therepel për aspektin zyrtar të dokumentacioneve të rastit që pritet së shpejti të marri zgjidhje. Zgjidhjet priten të vijnë nga disa ente, siç është Shërbimi Social por edhe një Fondacion i cili mund të japi për rastin një ndihmë deri në riintegrimin social të familjes. Besohet se Fondacioni "Caritas Albania" po shqyrton mundësinë e një depozite financiare mujore për familjen. Ndërsa një prej fëmijëve po shqyrtohet si rast për gjetjen e institucionit pritës për përkujdesjen e vazhdueshme arsimin dhe edukimin e tij. Po ashtu po shihet mundësia për rindërtimin e objektit të banimit të shtëpisë ku familja në familja jeton në kushte jo të mira, ndërsa Bashkia Skrapar dhe partner ekonomik e biznesi po shohin mundësitë për konkretizimin sa më shpejt... të një zgjidhje sa më të volitshme...
Në ditët në vijim, Corovoda Online do të interesohet pranë Zyrës së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore në Bashkinë Skrapar mbi rastin dhe konkretizimin e këtyre burimeve jozyrtare që posedojmë deri tane. Ajo që duhet të vlerësohet është padyshim fjala e mirë për çdo institucion, ent apo organizatë, biznes apo qytetar të thjeshtë që mbështesin njerëz në nevojë.
Corovoda Online