Por çfarë thuhet në dokument, i datuar në 1953 për 3 emra ( nga lista e gjatë) ndalemi tek Mbiemri Zhiti, Jemi në Mëlovë, Skrapar.
1. Hasan Zhiti - Mëlovë
Ky gjatë luftës Nacional Çlirimitare ka qënë kuadër. Mbas çlirimit ky ska qëndruar mirë. I është vrarë i biri nga pushteti popullor si armik. Nipi i tij sot ndodhet në Burg si Armik i Popullit
2. Qinam Zhiti
Ky është prej familjes së Hasan Zhitit që u dha motivacioni më sipër dhe gjithë familja është cilësuar Kulak
3. Hatixhe Zhiti
Kjo është e shoqja e Maksut Zhitit i cili është vrarë nga pushteti si armik i popullit tonë dhe gjatë luftës s'ka qëndruar mirë; në rrethin familjar e miqësor i ka pas me ballin
Corovoda Online / Fatjon Kaloçi