Gurëve të Tomorricës - Mustafa Molla **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Gurëve të Tomorricës - Mustafa Molla

Fatjon Kaloci
29.9.17
Një tjetër titull shtohet në bibliotekën skraparase të çdo sofre dhe vendi. Libri me titull " Gurëve të Tomorricës" vjen si një publicistikë e gjallë e së djeshmes në një promemorie të së sotmes që mbase disa nuk i mban pranë por që përmes veprave qëndrojnë gjithnjë mes nesh. Si i tillë, Mustafa Molla reporter dhe publicist i disa shkrimeve rijetësohet me botimin "Gurëve të Tomorricës". Në "impressium" publicisti Bashkim Koçi e përshkruan si "... një panoramë e një pune të mundimshme, të lodhshme e sfilitëse" referuar përpjekjeve të autorit për të dhënë gjithçka për zonën. Ndërsa publicisti Zylyftar Hoxha në post cover nuk nguron të shprehet ndër të tjera se " korrespodencat e Muços, (version i shkurtër i emrit Mustafa ) n'a shpëtonin nga shërbimet në këtë zonë. Tomorricën e kishim nga ata në faqet e gazetës" ( Referuar qindra shkrimeve në gazetën "Jehona e Skraparit" )  Edhe përse me profesion agronom i lartë Mustafa Molla (1934 - 2013 ) rreth viteve 60' nisi të postoj shkrimet e para në gazetën e përditshme të kohës "Bashkimi" ku mbulonte zonën e Tomorricës, Skrapar. Përpjekjet e mëdha për rijetëzimin e një prej zonave të ashpra të relievit e natyrës skraparase siç ishte e tillë Tomorrica, hap pas hapi me themeltarë si Mustafa Molla sollën trasformimin e saj.
Libri më i ri, vjen nga shtëpia botuese "Botart" 2017, quhet "Gurëve të Tomorricës" dhe kushton 600 lekë.  
Corovoda Online