Foto: Në Malin e Taroninës, Mbi Sevran - Skrapar |
Duçja qëndroi në Shqipëri 18 ditë duke vizituar gjithë vijën e frontit të luftimeve. Sipas një ditari të Komandës Eprore të Fuqive të Armatosura të Shqipërisë mësohet se Mussolini i nisur nga Bari, mbërriti në aeroportin e Tiranës më 2 mars 1941, në orën 10:05. Aty u prit nga gjenerali Cavallero, Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jacomoni dhe nga gjenerali Ranza. Pa ndaluar fare në Tiranë, por farë pak në Ndroq ku ishte komanda e Bersalierëve të Regjimentit të parë Italia, ai u nis menjëherë drejt Rehovës së Beratit.
Në Berat u detyrua të qëndrojë përkohësisht midis ushtarëve të divizionit "Bari", që ishte vendosur në të dy anët e Urës së Goricës, për shkak të bombardimeve që po bënin aleatët në qytet. Pas këtij pushimi të shkurtër në mesditë gjendet në Rehovë ku u përpoq për t'u dhënë zëmer oficerëve të mbledhur aty. Në oren 15.00, ai u nis nga Rehova dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin "Siena". Natën e kaloi në një repart të vendosur në periferi të qytet të Vlorës.
Më 3 mars, Duçja u nis drejt Dhëmblanit dhe Tërpanit duke kaluar në revistë regjimentin "Lupi di Toscana", regjimentin 67 të Fanterisë së divizionit "Legnano" si dhe duke marrë pjesë në një meshë fetare të oficerëve në Dhëmblan. Në mbrëmje u kthye përsëri në pozicionin 22 në periferi të Vlorës që u bë në një farë mënyre rezidenca e tij e ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri.
Më 4 mars Mussolini niset në Berat, në një ditë të ngjeshur takohet me "Këmishat e zeza" që po marshonin drejt qytetit dhe me detashmente të divizionit "Bari", qëndroi në Spitalin Ushtarak nr. 482 dhe më pas hëngri mëngjes me punëtorët që po ndreqnin rrugën për në Ujë të Zi. Në Rehovë bisedoi gjatë me gjeneralët e komandave të Trup-Armatave IV e VIII, të divizioneve "Pinerolo", Gagliari", "Puglie", "Bari", "Centauro", etj. Në mbrëmje u kthye në bazën, në Vlorë.
Më 5 mars Musolini shkoi në zonën e Devollit ku vizitoi "vullnetarët" shqiptarë, u kthye në Kuçovë ku hëngri drekë në selinë e AIPA-s (Azienda Italiana Petroli Albanesi"). Shkoi përsëri në Berat, u interesua për të plagosurit dhe pasi kaloi në revistë "Lanceri di Milano", u rikthye në pozicionin 22, pranë Vlorës.
Më 6 mars, Duçe shkoi në Dhërmi, ku vizitoi spitalin ushtarak, u rikthye në Llogara ku qëndroi në observatorin detar, më pas vizitoi qendrën e spitaleve të Dukatit dhe kaloi në revistë Regjimentin XVIII të Fanterise "Acqui"; po kështu bëri në Shushicë me Legjionin e XV të "Këmishave të zeza" të Brescia-s dhe në Brataj me Fanterine 77 "Lupi". Duke u kthyer në rezidencën e tij, mbasdite asistoi në ushtrimet e "Arditi"-ve dhe vizitoi spitalin nr.118.
Më 7 mars, në ora 10:00, Mussolini takon përfaqësi të fshatarëve, të cilëve u dhuron një shkollë, ku vë dhe gurin e parë të themelit. Natën e kaloi në një bazë tjetër, në pozicionin nr.34, në afërsi të Beratit.
Më 8 mars shkoi përsëri në Rehovë në një rutinë takimesh me oficerë dhe ushtarë dhe fjeti po në pozicionin nr.34.
Më 9 mars asistoi në veprimet luftarake, qëndron gjithë ditën në llogore. Po këtë gjë bëri edhe në datat 10 dhe 11 mars.
Më 12 mars, Mussolini i shoqëruar nga gjenerali Priçolo shkon në Elbasan, ku bisedoi me komandantin e Armatës IX, gjeneralin Pirzio Biroli. Në orën 19:45 u kthye në pozicionin e mëparshëm në Vlorë.
Më 13, 14, 15, s’ka gjë për të shënuar dhe si duket vizitës së tij i ka ardhur fundi, qëndron gjithë ditën në observator dhe ha bukë me ushtarët.
Më 16 mars, paradite dhe pasdite Mussolini priti gjeneralët e tij.
Më 17 mars kalon edhe një herë nga Elbasani.
Më 18 mars shkoi në Gramsh, inauguroi urën mbi Devoll dhe shkoi në Spitalin e Llixhës.
Më 19 mars, Duçja u interesua për fortifikimet mbrojtëse dhe për rrugët.
Më 20 mars, viziton spitalet e Krustes dhe shkoi deri ne liqenin e Ohrit; në kthim dëgjoi raportet e gjeneralëve.
Më 21 mars kryeministri fashist u rikthye në Romë, i pakënaqur dhe i dëshpëruar nga ajo që pa në frontin e luftës.
Bilanci i Luftës Italo-Greke qe tepër tragjik, por është interesant fakti se ai është pak a shumë edhe i barabartë
Bilanci i Luftës Italo-Greke | ||
---|---|---|
ITALIA | GREQIA | |
TË VRARË | 13 755 | 13 407 |
TË PLAGOSUR | 50 874 | 42 485 |
TË SËMURË | 52 108 | 10 000 |
Corovoda Online / Zylyftar Hoxha