Të Hënën - Zilja e Parë e shkollave për 2017 - 2018 Në Skraparin e viteve me arsimin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Të Hënën - Zilja e Parë e shkollave për 2017 - 2018 Në Skraparin e viteve me arsimin

Fatjon Kaloci
9.9.17

Shkollat do të nisin me fillimin e javës së dytë të këtij shtatori edhe në Çorovodë. Me më shumë ngjyra dhe më bashkëkohore nostalgjikëve të së shkuarës do t'u duhet kohë të përshtasin kujtimet e së shkuarës me ndryshimet e kohës dhe arteve vizive. Ndërsa në sistemin parashkollor, kopsht, çerdhe, 9 vjeçare dhe gjimnazin e vetëm në Çorovodë edhe kjo e hënë pritet të jetë një ditë gumëzhimi më shumë sesa mësimi pasi prej vitesh dita e parë e shkollës konsiderohet thjesht një ditë njohjeje. Por Corovoda Online do të sjellë në këtë postim disa fragmentizime të asaj se ne mendojmë se duhet ditur, pa ju ngarkuar shumë me informacione, duke u ndalur tek më pikantet ndër vite në Skrapar:

  • Në nëntor 1945 disa nga mësuesit që jepnin mësim ( një mësues për një shkollë) në Skrapar ishin:
  • 1. Shkolla Çorovodë - (Mësues) Leon Llupi
    2. Shkolla Mëlovë - (Mësues) Maksut Mëlova
    3. Shkolla Dobrenj - (Mësues) Avdyl Dobrenji
    4. Shkolla Prishtë - (Mësues) Myslim Golemi
    5. Shkolla Radësh - (Mësues) Nuredin Peshtani
    6. Shkolla Therepel - (Mësues) Muharrem Vrioni
    7. Shkolla Veleshnje - (Mësues) Gani Toshkëzi
    8. Shkolla Leshnje - (Mësues) Kol Allkanjari
    9. Shkolla Vërzhezhë - (Mësues) Ismail Shehu
    10. Shkolla Dobrushë - (Mësues) Ferit Buzo
  • Në gusht 1946 në Shqipëri u aplikua Reforma Arsimore, ku shkollat u bënë 100% shtetërore e me përmbajtje të thellë laike. Në këtë vit, Skrapari figuronte me 33 shkolla dhe 2151 nxënës prej të cilëve 913 ishin vajza
  • Në Kongresin Arsimor të mbajtur në Korçë, nëntor 1944 krahas të tjerave u vendos për hapjen e shkollave fillore në Koritë, Malind, Gjerbës, Vlushë e Spatharë
  • Gjatë rregjimit të Zogut, Skrapari kishte 12 shkolla fillore, 12 mësues, dhe 395 nxënës
  • Edhe pse zyrtarisht Gjimnazi i Çorovodës u ndërtua me imazhin e sotëm në 1971, në fakt shkolla e mesme filloi mësimet në 1959 dhe fillimisht kishte 25 nxënës
  • Konvikti i nxënësve në Çorovodë nisi nga puna në vitin 1953 dhe kishte 100 vënde.
  • Shkolla e parë e sistemit 7-vjeçar në Rrethin e Skraparit u hap në 1949 në Çorovodë dhe kishte 25 nxënës.
  • Në Skrapar në vitin shkollor 1949 - 1950 përfundoi 100% rregjistrimi i nxënsëve në shkollat fillore që u bënë tashmë "me detyrim"
  • Në një studim të bërë në 1948, në Skrapar rezultonin 4790 analfabetë të moshave nga 11 deri në 40 vjeç
  • Në shtator 1948, në Skrapar rezultuan 28 shkolla nate "apo të mbrëmjes" Gjithësej rezultonin të rregjistruar 610 nxënës
  • Në Prill 1946, në Skrapar rezultonin 131 kurse të hapura enkas për Luftën kundër Analfabetizmit. Gjithësej deri në prill 1946 ishin 2309 kursantë prej të cilëve 1274 ishin gra
  • Në Janar 1945 në Skrapar rezultonin 21 shkolla, ku çdo shkollë kishte vetëm 1 mësues pra 21 mësues gjithësej, me një numër nxënësish në total që shkonte 740
  • Në Nëntor 1979 Skrapari kishte 61 kopshte, 80 edukatorë, 97 shkolla të ciklit të ulët, 37 shkolla 8-vjeçare, 4 shkolla të mesme, 9 shkolla të mesme bujqësore. Vetëm 1/3 e mësuesve ishin me arsim të lartë nga 585 mësues që ishin gjithësej
  • Në vitin 1980, në Skrapar numërohen 8 833 nxënës në shkollat tetëvjeçare, 2411 nxënës në shkollat e mesme dhe 1580 fëmijë e vogëlushë në kopsht - çerdhe
Corovoda Online / Fatjon Kaloçi