Bogovë - Një 55 vjeçari kallëzon se i prishën pasurinë - Çorovodë - 55 vjeçari kallëzohet se prishi qetësinë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bogovë - Një 55 vjeçari kallëzon se i prishën pasurinë - Çorovodë - 55 vjeçari kallëzohet se prishi qetësinë

Fatjon Kaloci
2.10.17
Imazh me karakter Ilustrues - Skrapar - pamje Arkiv
Një shtetas 55 vjeçar ka bërë më herët një kallëzim. Sipas Policisë në 1 tetor 2017 shtetasi 55 vjeçar, me banim në Bogovë ka kallëzuar se i janë prerë rreth 60 rrënjë ullinj. Pemët ishin afro 5 vjeçare ndërsa policia tha përmes një njoftimi për mediat se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet:
 Më datë 01.10.2017, shtetasi vjeç 55, banues në fshatin Bogovë, kallëzon se në Bogovë, i kanë prerë 60 rrënjë ullinj të moshës 5 vjeçare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal

Më herët:
Ndalur tek kronika, më herët në 28 shtator 2017, në një raport të bluve u citua edhe një ngjarje tjetër por këtë herë ngjarja e ndodhur në Çorovodë ku sipas informacionit zyrtar një 55 vjeçar, në gjendje të dehur u shoqërua pasi prishte rendin dhe qetësinë publike në Çorovodë.