Në informacionin lokal, i referohemi burimeve zyrtare mbi një ngjarje të ndodhur në mbrëmjen e së enjtes 26 Tetor 2017, në Skrapar. Ngjarja është rregjistruar në njësinë administrative Bogovë dhe ende nuk ka autorë të identifikuar deri tani ndërsa policia po punon për identifikimin e tyre. Në informacionin zyrtar të policisë thuhet: " Më datë 26.10.2017, gjatë natës, në Bogovë, shtetasit E.K, vjeç 27
banues në Çorovodë, i kanë vjedhur 9 koshere bletësh. Punohet për
identifikimin dhe kapjen e autorëve. " Vepra përkon me nenin 134 të Kodit Penal - thuhet në raportimin zyrtar. Imazhi në bashkëngjitje me karakter ilustrues, në pamje arkiv - Ujëvara e Bogovës, Skrapar