Sipas Corovoda Online, një incident ndodhi rreth orës 16:01 në terrenin sportiv në Çorovodë, sot, ku kalendari daton e dielë 22 tetor 2017. Incidenti ndodhi ndërsa po luhej pjesa e dytë e takimit Skrapari - Elbasani. Sipas raporteve për Corovoda Online, kur rezultati shënonte 0 - 1 në favor të skuadrës Elbasanase, Arbitri i takimit është qëlluar me grusht, në fushën e gjelbër. Për disa minuta ndeshja që është e vlefshme për grupin B, në kategorinë e Dytë të Futbollit, është ndërprerë dhe treshja arbitruese nuk ka pranuar rikthimin në fushë. Nuk dihet se cili ka qënë shkaku apo arsyeja e "grushtit" ndaj arbitrit ndërsa në newsroom të Corovoda Online thuhet se një lojtar ka qëlluar arbitrin. Në 16:02 ndeshja u ndërpre përfundimisht, ndërsa penalitetet priten mesjavën e Komisionit të Disiplinës në FSHF nga ku do mësohet edhe qëndrimi zyrtar i të atashuarve të Federatës në këtë takim
Corovoda Online
Corovoda Online