Rendi - Disa ndër ngjarjet e Fundjavës së Kronikës Blu në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rendi - Disa ndër ngjarjet e Fundjavës së Kronikës Blu në Skrapar

Fatjon Kaloci
30.10.17
Raportimet e disa ngjarjeve janë publikuar zyrtarisht nga autoritetet e rendit në Skrapar edhe për këtë fundjavë të fundit të tetorit 2017. Ndalemi shkurtmisht në disa prej tyre, duke ruajtur anonimatet dhe informojmë disi me disa ndër raportimet theksojmë zyrtare.
Gjerbës - Skrapar
Një 21 vjeçar ndaj të cilit i janë referuar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat po kërkohet të kapet nga ana e policisë. Shtetasi 21 vjeçar  banues në Gjerbës, Skrapar dyshohet se ka kryer vjedhje të disa sendeve me vlerë në Gjerbës, në automjetin e një  31 vjeçari nga fshati Novaj.
Potom - Skrapar
Po sipas policisë, në 29 tetor 2017, një i ri 24 vjeçar nga Potomi, ka bërë kallëzim në Polici pasi sipas tij në datën 27 tetor 2017 në rrugën përpara shkollës së fshatit është kanosur me armë gjahu nga një 55 vjeçar banues në të njëjtën njësi. Materialet i janë referuar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat thuhet në njoftim.
Çorovodë - Skrapar
Një vjedhje rregjistrohet gjatë natës në lagjen Estref Caka 28.10.2017. Sipas informacionit në një mjet tip Kamion në pronësi të një firme private të mjetit që punohej nga një 41 vjeçar nga Librazhdi, është vjedhur bateria e kamionit. Sipas policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit për veprën që bie ndesh me neni 134 të Kodit Penal.