Falsifikoi një vertetim pronësie - Në Prokurorinë Berat, materiale hetimore për një shtetase nga Therepeli, Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Falsifikoi një vertetim pronësie - Në Prokurorinë Berat, materiale hetimore për një shtetase nga Therepeli, Skrapar

Fatjon Kaloci
12.12.17
Pamje nga Skrapari - Imazhi ka karakter ilustrativ - Jodomosdoshmerisht lidhet me kontektin
Përmes një informacioni zyrtar të publikuar nga Policia, seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ka depozituar pranë Prokurorisë Berat duke referuar materiale për një shtetase 54 vjeçare, nga Skrapari Banuese në Therepel, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat. Sipas Policisë më datë 11 dhjetor 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për një shtetase vjeç 54, banuese në fshatin Therepel Skrapar, pasi dyshohet se në vitin 2017, thuhet në njoftim, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, ka vënë në përdorim një certifikatë për vërtetim pronësie të falsifikuar për rreth 180 m² tokë, pronë e një shtetasi tjetër banues në Tiranë. Lajmi u publikua fillimisht në faqen zyrtare të Policisë së shtetit këtë të martë 12 dhjetor 2017.
       
         
close