 |
Pamje nga Skrapari i Lartësive - Arkiv 2017 |
Një ngjarje është rregjistruar ditën e djeshme, 27 Dhjetor 2017 në
Gjerbës, një lokalitet administrativ i Skraparit. Sipas Policisë, në
një njoftim zyrtar për shtyp, më datën 27.12.2017, gjatë natës, në
fshatin Gjerbës pranë shkollës 9- vjeçare është rregjistruar një vjedhje
ku person/a të paidentifikuar kanë vjedhur disa pajisje elektronike. 1
laptop, 1 kompjuter dhe 1 projektor thuhet në njoftimin që Corovoda
Online referon nga burime zyrtare kanë qënë fokus i veprës penale të vjedhjes, vepër kjo që bie ndesh me Nenin 134 të Kodit Penal. Sipas Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e
autorit. Përfundon njoftimi.
©Corovoda Online