Kush është Islandezi që vrau 20 vjeçarin Klevis Sula? Mediat Islandeze japin një skenar të ngjarjes. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kush është Islandezi që vrau 20 vjeçarin Klevis Sula? Mediat Islandeze japin një skenar të ngjarjes.

Fatjon Kaloci
16.12.17

Ai është një 25 vjeçar islandez i dyshuar si vrasësi i Klevis Sula. Sipas një portali që Corovoda Online i referohet në këtë postim i identifikuari si Dagur Hoe Sigurjónsson që ndodhet në paraburgim është autori i vrasjes së këtij fillim dhjetori 2017 në ngjarjen e ndodhur në Rejkjavik, Islandë mëngjesin e 3 dhjetorit. Sipas një dëshmie një grua ka parë ngjarjen e ndodhur në 3 dhjetor. Gruaja ishte duke kaluar në sheshin Austervellir, ku ndodhi ngjarja dhe pa tre të rinj që ishin përtokë përpara statujës monumentale të Jon Sigurosson. Gruaja, nga larg fillimisht mendoi se dy veta po rrihnin një. Ajo bërtiti ndaj tyre dhe më pas pa një njeri me thikë që po largohej ndërsa vuri re gjak pranë nje njeriu të shtirë.
Kjo konsiderohet si dëshmia më e fortë, për vijimin e masës së burgimit për autorin e dyshuar si vrasës të Klevis Sula. Më herët Corovoda Online ka cituar media islandeze që citonin se një shtetas islandez rreth 19 vjeç mund të ishte autor i ngjarjes. Sipas portalit DV saktësohet se bëhet fjalë për 25 vjeçarin Dagur Hoe Sigurjónsson.
Trupi i pajetë e 20 vjeçarit Klevis Sula pritet të vij në mbrëmjen e vonë të së shtunës 16 dhjetor 2017 në Çorovodë.
Në Foto 25 vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Klevis Sula / Dagur Hoe Sigurjónsson / Dv.Is
F.K. / Corovoda Online / Burimi Dv.is ( lidhje e jashtme )