Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Qershor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Qershor

Fatjon Kaloci
16.12.17
Ndërsa kalendarët ndërrojnë, Corovoda Online në traditën e saj të çdo fundviti liston në mënyrë të përmbledhur Postimet kryesore që kanë shoqëruar ndjeksit tanë për vitin 2017. Edhe këtë vit, tradita jonë vijon, si një sfidë mes asaj se çfarë mund të përbëj lajm, në një qytet të vogël që përmes nesh promovohet në gjithë botën. Selektivë dhe profesional fjalët kyç të blogut tonë "jozyrtar" do n'a shoqërojnë gjatë mes një udhëtimi krenarie të Skraparit të së djeshmes, sotmes dhe të ardhmes. Disa ndër zhvillimet kryesore të publikuara nga Corovoda Online për muajin Qershor 2017:

- Në 1 qershor nisi një procedim penal për një 55 vjeçar nga Durrësi, pasi sipas lajmit i kishte marrë një 77 vjeçari një shumë lekësh pa i'a rikthyer me premtimin për të bërë një botim libri

- Tiranë, ndalohet një 21 vjeçar, sipas dëshmimtarëve tentoi të fus në mjet me zor një vajzë 19 vjeçare nga Skrapari që jetonte në Farkë, Tiranë

- Inaugurohet një platformë turistike mbi Kanionin e Osumit si dhe vendi i quajtur legjenda e Nuses merr një pamje atraktive.

- Djaloshi nga Skrapari Lukas Shehu shpallet Fëmija më i bukur i botës në një kompeticion ndërkombëtar.

- Një 76 vjeçar proçedohet për një ngjarje në Koritë, ku për disa mëri me një të afërm 56 vjeçar për pronat, i pret mbi 90 pemë arrore këtij të fundit. Ngjarja në 13 qershor 2017

- Një 34 vjeçar nga Skrapari që ishte shpallur në kërkim nga Policia arrestohet

- Takime të shumta elektorale në Skrapar

- Në 16 qershor 2017 një mjet del nga rruga në afërsi të Mbrakullës. Mjeti tip Benz drejtohej nga një 58 vjeçar që u lëndua

- Spatharë, dy kushërinj grinden për votën ngjarja në 18 qershor.

- 30 qershori rregjistrhen temperatura 40 gradë në Çorovodë