Një poet i njohur mes mediave sociale në Islandë, Mikael Tamar Eliason ka krijuar së fundmi një poezi kushtuar 20 vjeçarit Klevis Sula që humbi jetën pas plagëve të mëdha të marra nga një incident ende në rrethana të panjohura, ku ai dhe një shoku i tij shqipëtar u sulmuan nga një shtetas islandez. Shumë portale islandeze kanë publikuar sot një poezi që një poet me shumë ndjekshmëri në rrjetet sociale thotë Bleikt.is ka kushtuar për ndarjen nga jeta të të riut 20 vjeçar. I riu Klevis Sula jetonte prej disa kohësh në Islandë, ndërsa në Shqipëri kishte lënë 2 prindërit dhe vëllain e tij të vetëm. Një prej postimeve të fundit të lëna nga Kle Vis ( llogari facebook e Klevis Sula ) ku ky i fundit shpërndante një pamje të qiellit me me një video 360 gradë të fenomnit Aurora pa e ditur se ditë më pas do ti përkiste qiellit. Ngjarja ndodhi në 3 dhjetor 2017 rreth orës 05:00 lokale të Islandës dhe duke ju rikthyer lajmit që Corovoda Online e ka ndjekur që nga data 4 dhjetor 2017, incidenti ndodhi në brendësi të një Parku shumë pranë një selie parlamentare. Po pranë vendit ku ndodhi ngjarja ndodhej edhe një bar i njohur në Rejkjavik American Bar që frekuentohet shumë nga të rinjtë dhe që qëndron i hapur deri rreth orës 04:30 në orën lokale. Pamjet e disa kamerave të sigurisë po shqyrtohen nga Policia Vendase ndërsa në burime mediatike u tha se për disa minuta 2 shtetasve iu bashkua një i tretë me të cilin po bisedonin. Agresori qëlloi disa herë me thikë 2 shqipëtarët dhe u largua nga vendi i ngjarjes. E ndërsa Klevis Sula ndërroi jetë rreth orës 13:30 të 8 dhjetorit 2017, për të riun tjetër shqipëtar u tha se u qëllua në këmbë, shpinë dhe Bark por gjendja e tij është jashtë rreziku për jetën. I rikthehemi poezisë së Mikael Tamar Eliason por paralelisht ju kërkojmë ndjesë për vështirësinë e përkthimit të standartizuar. Për këtë arsye do postojmë të dyja versionet shqip dhe origjinal.
Klevis Sula
Kjo tragjedi më lëndon
Në Reikjavik, vdiq një i ri
kudo që të ndodhte është e rëndë
dhe Islanda është përulur
Populli i tij tani përballet me të gjitha dhimbjet
si çekanët që bien mbi një gur
"Djali vdiq në qytetin tonë të bukur
ku vdekja fshihet fshehurazi "
Me një zemër që kishte ëndrra dhe dëshira
dhe dashuri për të na dhënë të gjithëve
tani ai shtrihet ftohtësisë blu
me festivale festive (Aurora)
Kur trishtimi shkon në mall
ne japim dashuri dhe ngrohtësi
Ai tani po udhëton në vendin e tij të fundit
edhe pse ka lindur në Shqipëri
Le të ushqejmë me gji zemrën e zemrës
kudo që jeni përpiquni
të mbani pak më afër
atë që dimë të bëjmë më mirë
Versioni Origjinal ( Refrim Lidhje e jashtme Klikimi )
@Corovoda Online F.K / Referim Bleikt.is
Klevis Sula
Kjo tragjedi më lëndon
Në Reikjavik, vdiq një i ri
kudo që të ndodhte është e rëndë
dhe Islanda është përulur
Populli i tij tani përballet me të gjitha dhimbjet
si çekanët që bien mbi një gur
"Djali vdiq në qytetin tonë të bukur
ku vdekja fshihet fshehurazi "
Me një zemër që kishte ëndrra dhe dëshira
dhe dashuri për të na dhënë të gjithëve
tani ai shtrihet ftohtësisë blu
me festivale festive (Aurora)
Kur trishtimi shkon në mall
ne japim dashuri dhe ngrohtësi
Ai tani po udhëton në vendin e tij të fundit
edhe pse ka lindur në Shqipëri
Le të ushqejmë me gji zemrën e zemrës
kudo që jeni përpiquni
të mbani pak më afër
atë që dimë të bëjmë më mirë
Versioni Origjinal ( Refrim Lidhje e jashtme Klikimi )
@Corovoda Online F.K / Referim Bleikt.is