Koordinata X - Janar 1944 - Masakrat Naziste në Skrapar që lanë dhjetra të vdekur **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Janar 1944 - Masakrat Naziste në Skrapar që lanë dhjetra të vdekur

Fatjon Kaloci
6.1.18
Janar 1944. Në Vlushë,Skrapar forcat gjermane që po vinin nga pjesa e Gradecit, mbërritën pasditen e 9 janarit 1944. Rreth 60 ushtarë e oficerë të armatosur u shfaqën befasisht. Së pari ata ndaluan tek lagjia Mukaj, (emërtesa vinte më shpesh si pasoj e mbiemrave që popullonin më së shumti një pjesë të fshatit). Të ndarë në grupe 3 apo 4 ushtarë gjermane u futën në çdo shtëpi. Nga kjo lagje ata morën 6 pjesëtarë. Kështu u bë për çdo shtëpi të fshatit ku u rrëmbyen forcërisht 29 persona burra, pleq e të rinj. Nga 29 persona që u kapën prej tyre, 27 ishin banorë të Vlushës ndërsa 2 të tjerë ishin dervishë bektashinj nga Osoja, një tjetër fshat i Skraparit. Të 29 u mbajtën mbyllur në një shtëpi me mbiemrin Borri.
Masakra e Vlushës
Në të gdhirë të 10 janarit 1944 i nxorrën nga shtëpia ku i mbanin lidhur të 29 burrat e djemtë . Në rresht nën kërcënimet e armës i rreshtuan pranë një lokalitetit afër një përroi të thellë të quajtur nga vendasit si Përroi i Vallëzës. Sot në këtë vend ndodhet një Lapidar. Ata i  rreshtuan në dy rreshta dhe po bëheshin gati për t'i ekzekutuar. Ndërsa gjermanët bëheshin gati për të shtënë ndaj tyre, në një dëshmi të Rubije Borri thuhet se Sadedin Borri (bashkëshorti i ardhshem i Rubije Borri) ndërsa ishte i rreshtuar i thotë kunatit të tij, Fahriut që porsa të dëgjohej e shtëna e parë të hidhej përnjëherë në tokë... dhe në bilancin tragjik të masakrës së Vlushës u numëruan 27 të vrarë.  Sadedini kishte shpëtuar i vetëm ndërsa në jetë ishte edhe Fahriu që gjet gjalle por pak ditë më vonë vdiq në shtëpi nga plumbi që kishte marrë në bark.
Ata u vajtuan në sheshin e Vlushës për 7 ditë e 7 netë. Fshati nuk kishte më burra për të kryer varrimin. Pas 7 ditesh, erdhën nga fshatrat Gradec, Radësh e Leshnje burra e gra e i varrosën.

Sadedin Borri i vetmi i shpëtuar nga kjo masaker vdiq në moshen 35 vjeçare ndërsa sipas dëshmisë së  Rubije Borri u tha se ai gjatë gjithe kohës që jetoi ishte i traumatizuar.


Masakra e Krushovës
Sipas dëshmisë së Abedin Xhaje më 11 janar 1944 një batalion i forcave gjermane hyn në fshatin Krushovë. Por nuk ishin vetëm, Kishin grumbulluar e rrëmbyer me forcë, burra djem e pleq nga shume fshatra përpara se të vinin në Krushove. Të arrestuarit gjermanët i mbajtën të kyçur në Tyrben e Krushovës. Mes tyre ishin burra e djem nga Potomi, Krasta, Kapinova, Turbohova, Krushova etj. Masakra do të niste sapo u errësua.
Në mbrëmjen e vonë të 11 janarit 1944, gjermanët egersisht po pushkatonin një e nga një bijte e Skraparit. Masakra barbare u bë në luadhin e Teqesë në Lagjen Zyko.

Në mengjesin e 12 janarit 1944, sheshi mbante dhimshëm 43 kufoma.
Masakra vazhdoi edhe këtë dite. Ballistët dhe Nazistet mbasi dogjen lagjen Zyko dhe Xhaje, u futën ne lagjet e sipërme të fshatit. 
Aty në një kasolle gjetën një italian dhe e dogjën të gjallë bashkë me kasollen.
6 kilometra larg Krushoves ata gjeten 8 partizane dhe 1 italian.
I kapën dhe i çuan në Qafen e Spahinjëve dhe atje i pushkatuan.


Masakra e Kapinovës
Sipas dëshmisë së Fize Halili në atë kohë 18 vjeçare, kjo e fundit kujton se në shtëpinë e saj në Kapinovë të Skraparit morti tashmë kishte rënë. Në kohën që ndodhi Masakra e Kapinovës, ajo ishte e martuar në atë kohë në Muzhënckë kur ju desh të mësonte çfare kishte ndodhur me familjen e saj me mbiemrin Hasa. Lajmi i kobshëm erdhi ndryshe dhe ditë më vonë për të. Sipas dëshmisë ajo nuk e kishte marrë vesh se çfarë kishte ndodhur në fshatin Kapinovë deri sa pas betejes së Tendës së Qypit në 21 janar 1944 trupi  pajetë i kunatit të saj Ylmi Halili erdhi për tu varrosur në Muzhënckë. Ndërsa trupi i kunatit të saj mbrrit si mort në Muzhënckë në 22 janar 1944 ajo kujton se ndërsa ishte duke e qarë trupin e pajetë të kunatit... një grua i thoshte gjatë momenteve që po e qante: " Qaje Qaje më shumë...  se ashtu t'i kanë vrarë edhe njerëzit e tu moj korbë". Kështu ajo mori vesh se Mehmet, Durim, Riza, Brahim, Myrto dhe Kamber Hasa tashmë nuk jetonin. Pajo Hasa u plagos dhe shpëtoi. Në Kapinovë në 14 Janar gjermanët kishin kapur 36 burra e djem nga të cilët vetëm 2 shpëtuan.

©Corovoda Online / Fatjon Kaloci