Projekti 2 vjeçar - Dy fshatra të Skraparit përfshihen në Projekt **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Projekti 2 vjeçar - Dy fshatra të Skraparit përfshihen në Projekt

Fatjon Kaloci
18.1.18
Blezëncka dhe Kapinova do të jenë 2 fshatra të Skraparit të cilët do të përfshihen sipas një projekti të quajtur "100 fshatrat" në një investim të gradualshëm 2 vjeçar. I ashtuquajturi ndryshe PIZHR (Programi i Integruar për Zhvillimin Rural) synon të koordinoj sipas një plani investimet publike apo të donatorëve dhe investimeve private që ridimensionojnë kulturën, traditën, turizmin natyror etj. Sipas Corovoda Online më herët ishte folur se Bogova apo edhe Gjerbësi mund të ishin sygjerime por mesa duket është vendosur që nga Skrapari do të jenë vetëm Kapinova dhe Blezëcka. Projekti do të kryhet në periudhën 2 vjeçare 2018 - 2020 dhe si objektiva kryesore do të ketë 3:
- Përmirësimi i Infrastrukturës
- Potenciali mikro ekonomik
- Zhvillimi Social.
Lajmi u publikua në portalin ekonomik monitor.al
©Corovoda Online / F.Kaloci / Lista e plotë e 100 fshatrave të këtij projekti në këtë lidhje ( lidhje e jashtme me monitor.al )