Rrjeti National Geographic - Shqipëria në 21 vendet që duhet vizituar në 2018 VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rrjeti National Geographic - Shqipëria në 21 vendet që duhet vizituar në 2018 VIDEO

Fatjon Kaloci
7.1.18
Rrjeti lider botëror, National Geographic, së fundmi ka postuar edhe listën e 21 vendeve të veçuara nga bukuritë e gjithë botës, që listohen si destinacionet më joshëse për t'u vizituar gjatë 2018. Dhe mes 21 më të bukurave, edhe Shqipëria. E listuar në renditje por jo në shkallare rëndësie ajo që gjigandi nga ku marrin jetë dokumentarët më të arrirë në gjithë botën, tek Shqipëria e vendit të 17 nga 21 ajo që National Geographic ndalet është Butrinti por ndryshe nga sa ne shpesh jemi mësuar mes Kalave, Historive e Monumenteve të mbi tokës. Këtë herë, është bota nënujore në fokus të arsyes se përse Shqipëria duhet vizituar. Në përshkrimin e shkurtër, thuhet teksa shoqërohet me një foto ( foto bashkëngjitur) ... amforat, reliket e anijeve dhe shpellat e paeksploruara nënujore janë thesari i virgjër që pret të vizitohet prej jush. Dhjetra vitet nën izolimin e liderit komunist Enver Hoxha, kishin kufizuar zhvillimin e pasurisë kulturore të asaj se çfarë fshihej nën ujë... pak metrave larg brigjeve të jugut të Shqipërisë. Ndërsa në këndin: Fan Fact ( ajo që shihet si qesharake nga kulturat e huaja pasi për ne që jetojmë këtu mbase nuk është kaq bizare, por në këtë kënd) thuhet: "I famshmi Hoxha nuk lejonte zhytësit me qëllim që t'i ndalonte ata nga arratisjet ( nga vendi )
Më shumë sesa kurrë, këto vlerësime synojnë të nxisin atë krenarinë që na miklon por edhe ndërgjegjësojnë se natyra, pasuritë me të cilat denjësisht krenohemi kërkojnë vemendjen e gjithësecilit prej nesh, që ashtu të ardhura ndër shekuj t'i trashëgojmë për mijëra vjet e mijëra breza që do të vijnë, dhe me përpjekjen tënde për t'i ruajtur ato, do të ndihen dyfish krenar: Për Historinë dhe për ty.
Një video e hedhur në rrjetin YouTube pak pas mëngjesit të 7 janarit jep përmes fotosh 21 destinacionet që rekomandon National Geographic për 2018.

© Corovoda Online / Fatjon Kaloci / Burimi National Geographic ( lidhje e jashtme )