Reagon Presidenti i Rafting Albania - Spathara: Në asnjë vend të botës nuk lejohet të ngulësh një gozhdë në kanion **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Reagon Presidenti i Rafting Albania - Spathara: Në asnjë vend të botës nuk lejohet të ngulësh një gozhdë në kanion

Fatjon Kaloci
8.2.18
Ka reaguar përmes një lidhje via web në formatin e së enjtes "Opinion" edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting Zamo Spathara. I pyetur nga moderatori Fevziu, mbi problemin e konçesionit të një investimi në Skrapar Spathara ndër të tjera tha:

"Po është e vërtetë atje gjendet një tabelë ku shënohet specifikisht çfarë do ndërtohet dhe si do ndërtohet. Gjithashtu janë edhe disa tubo që edhe ato do të vendosen për bllokimin e kësaj ujëvare.
Po desha te shpjegoja që kjo është një nga ujëvarat më të bukura që ekzistojnë atje dhe edhe tek ujëvara e Bigasit se po u zhduk edhe kjo, po u eliminua kjo është gjynah sepse në çdo vend të botës njerëzit ku t'i gjejnë këto ujëvara - Ne i kemi dhe tani duam t' i zhdukim. Dua të them edhe këtë, Unë kam 15 vjet që merrem me këto ... Arritëm deri këtu ... Unë flas edhe në emër të Presidentit të Federatës Së Rafting kur jemi mbledhur në shumë shtete,  në asnjë vend të botës nuk të lejojnë të ngulesh një gozhdë në kanion ... duhet të pyesësh e të marrësh 100 leje jo të ndërtohet një hidrocentral e të hidhet betoni sipër një ujëvare që është edhe ujëvara më e bukur e kanionit"
- tha Zamo Spathara Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting

©Corovoda Online / Opinion.al