Skrapar - Mungon Kuorumi: Këshilltarët bashkiak "mungojnë" në mbledhje - Pa përkrahje më shumë se 800 familje në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Mungon Kuorumi: Këshilltarët bashkiak "mungojnë" në mbledhje - Pa përkrahje më shumë se 800 familje në Skrapar

Fatjon Kaloci
21.4.18

Mbi 800 familje në Skrapar mund të kenë probleme për pagesat e paaftësisë dhe ndihmës ekonomike në muajin e ardhshëm. Dështimi i një mbledhje të radhës që ishte planifikuar për ditën e djeshme, e premte 20 prill 2018 jozyrtarisht u mësua se erdhi për shkak të mos pranisë në mbledhje të afro 9 këshilltarëve nga grupimet e subjekteve PD dhe PS. Ajo që rezultoi e veçantë në këtë mbledhje ishte se kryetari i Këshilit Bashkiak ishte prezent dhe disa anëtarë këshilli kryesissht nga LSI ishin të pranishëm. Por pavarësisht pjesëmarrjes së tyre, nuk u arrit kuorumi i nevojshëm i funksionimit normal të Këshillit "që presupozohet të jetë i të urtëve" që mendojnë për popullin e thjeshtë, votat e të cilit kanë marrë. Burime nga Tirana zyrtare për Corovoda Online thanë se do të ketë një ndikim të drejtëpërdrejtë kjo "mungesë", e ashtu quajtur nën thonjëza, si mospjesëmarrje e qëllimtë kryesisht me karakter politik, por që në fund të fundit i shkon në dëm gjithë komunitetit të Skraparit. Së paku 418 aplikanues për Ndihmë Ekonomike dhe mbi 870 familje të nevojave të paaftësisë fizike apo mendore mund të mbeten pa asnjë lek nga kjo mos pjesëmarrje. Burime jozyrtare për Corovoda Online thanë nga Tirana Zyrtare se do të merren masa me qëllim kryerjen e plotë në pjesëmarrje së paku të mbledhjes së Këshillit Bashkiak brenda muajit prill 2018. Nëse kjo do të ndodh, do të t'u lejohet të pamundërve në Skrapar pavarësisht nëse janë me PS, PD, LSI etj, të marrin së paku një lek në muajt e një acarimi të pafund.
Corovoda Online