Kakrukë, Skrapar - Vetvaret një 68 vjeçar - Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresive **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kakrukë, Skrapar - Vetvaret një 68 vjeçar - Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresive

Fatjon Kaloci
31.5.18
Kakrukë - Skrapar / Pamje Arkiv
Një shtetas rreth 68 vjeç, me inicialet B.B. u gjet pa jetë një ditë më parë në një lokalitet të quajtur Kakrukë, Skrapar. Shtetasi u gjet i vetvarur në një pemë pranë varrezave lokale të Kakrukës ku banonte. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresive. Sipas disa raporteve të Corovoda Online shtetasi prej disa kohësh shfaqte probleme që derivonin nga konteksti familjar. Sipas versionit zyrtar të policisë, mbi këtë ngjarje thuhet se shtetasi ishte i sëmurë mendor. Po sipas policisë materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ngjarja ndodhi të mërkurën 30 maj 2018 ndërsa gjatë të enjtes u krye rituali mortor.
© Corovoda Online
       
         
close