Të paktën 10 raste (minimalisht) u prekën nga ajo që në zhargon si sëmundje quhet Lia e dhënëve edhe në Skrapar. Kështu ndodhi gjatë muajit Maj 2018 në disa zona të Skraparit ndërsa disa vogëlushë nën 10 vjeç, u prekën nga Variçela. Sëmundja në fjalë ka vetinë që 48 orë para se të shfaqet e dukshme në lëkurë, mund të ngjitet nga një fëmijë në tjetrin dhe kolektivitetet mbeten zonat më me risk. Për sa kohë zgjat kjo sëmundje ajo ka veti ngjitsë. Ajo që mjekët e ndalojnë është përdorimi i aspirinës, ndërsa sygjerojnë se në fillesat e shfaqjes mund të përdoren ibuprifeni apo paracetamoli. Rastet e komplikuara patjetër kërkojnë konsultën me mjekun specialist për vijimin e kurës me antibiotik por vetëm pasi mjekët t'a rekomandojnë këtë të fundit. Corovoda Online i referohet së paku disa sinjalizimeve individuale që në total e çuan së paku në 10 numrin e fëmijëve të prekur gjatë muajit Maj 2018 nga kjo sëmundje.
© Corovoda Online
© Corovoda Online