Skrapar - Policia ndaloi 2 ditë më parë 2 shtetas - Fishekë, Armë dhe Fidanë Cannabis / Video **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Policia ndaloi 2 ditë më parë 2 shtetas - Fishekë, Armë dhe Fidanë Cannabis / Video

Fatjon Kaloci
24.5.18
Sipas policisë së shtetit aksioni i dy ditëve më parë u qaujt "Osoja" . Të paktën 2 shtetas sipas policisë që ishin nën hetim 1 muajor u kapën në kushte flagrance. Dy vëllezër 51 dhe 41 vjeç u arrestuan. Në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit thuhet ndër të tjera se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit të koduar "Osoja" i cili u ndoq me metoda speciale, pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• K.M., 51vjeç.
•E. M., 41 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë hetimit 1 - mujor rezultoi se vëllezërit K.M., dhe E.M., dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.
Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
• Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm.
• 4 krehra automatiku.
• 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 të Kodit Penal. përfundon njoftimi i bërë publik nga Policia e Shtetit.
Kjo e fundit ka publikuar edhe një video në rrjetin youtube mbi ngjarjen:
Video: