Bëri Kryeministrin të shante - I riu skraparas bëhet viral në rrjet / VIDEO +18 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bëri Kryeministrin të shante - I riu skraparas bëhet viral në rrjet / VIDEO +18

Fatjon Kaloci
24.6.18
Me banim në Francë, një i ri nga Skrapari u bë viral në mediat elektronike në Shqipëri. Thuajse në gjithë mediat sociale qarkulloi gjatë fundjavës së 22 qershorit 2018 një audio ku dëgjohej biseda telefonike e të riut me iniciale F.P. dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Sipas mediave ishte vetë i riu që kishte rregjistruar përmes një telefoni të dytë bisedën e shkurtër audio. Shkak i bisedës ishte një mesazh i dërguar nga i riu nga Skrapari por që banon në Francë, përmes rrjetit WhatsApp. Në mesazh i riu shkruajti fillimisht:
"Përshëndetje zoti Kryeministër!
Shqipëria po bëhet keq dhe më keq, ikën një hajdut dhe vjen një tjetër. Kur mendoni t'a bëni këtë vend një vend të denjë për të jetuar ku jeta e njeriut vlen më shumë se ajo e një kafshe. Ke parë botë me sy dhe ke jetuar, çfarë ju pengon t'a bëni... boll vodhët por bëheni këtë vend se na vdiqët para kohe. Turp t'ju vij.. " - përfundonte mesazhi tekst i dërguar përmes rrjetit social sekondar të Facebook, WhatsApp.

Pas këtij mesazh, duke i bërë një deduksion postimeve të disa mediave në Shqipëri, sipas këtyre të fundit ka qënë kryeministri që ka marrë në telefon të riun. Ky i fundit përmes një aparati të dytë celular ka rregjistruar bisedën audio
F.P. > ... mua më quajnë Fabjan Pinderi
E.R.> dhe si e ke hallin ti? Kujt i thu boll vodhët ju... kujt i thuaj ti vodhët mua më thuaj ti boll vodhët?
F.P.> Po mor vëlla, ty ta them!
E.R.> Por çfarë vodha unë mor të q*** ropt mor maskara... çfarë vodha unë?
F.P.> Po pse më shan or burrë, çfarë të bëra unë që të më shahësh?
E.R.> Mor Zagar... çfarë vodha unë...
F.P.> Çfarë po të kërkoj... të bëni një vend
E.R.> Çfarë vodha unë mor çfarë vodha unë mor qën...
F.P.> Që nga Teatri, që nga teatri
E.R.> Mor rrugaç... mos e përdor më këtë numër telefoni
F.P.> Unë rrugaç, apo ti që shan...
E.R.>Flet nga Franca ti zagar...
F.P.> Të flas me atë që shoh në Francë
E.R.> mbylle telefonin...
F.P.> Po të flas nga Securite Social
E.R.> Ik mor maskara...
F.P.> Maskara je ti që vjedh
E.R.> Maskara... (mbyllet telefoni)
F.P.> S'të vjen mirë? Bëheni këtë vend!


© Corovoda Online  / Burimi : Syri.net