Matësat e Ujit - Pa Pagesë nëse Dokumentacionet plotësohen brenda 26.06.2018 - Sh.A. Ujësjellës Skrapar publikon kriteret **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Matësat e Ujit - Pa Pagesë nëse Dokumentacionet plotësohen brenda 26.06.2018 - Sh.A. Ujësjellës Skrapar publikon kriteret

Fatjon Kaloci
21.6.18
Ndërsa Sh.A. Ujësjellës Skrapar ka instaluar matësa të ujit të pijshëm në disa zona në Skrapar, disa kategori nuk do të paguajnë tarifë matësi apo instalimi. Deri në datën 26.06.2018 sipas komunikimit mediatik që shpërndan rregullisht ky institucion, këto kategori (si më poshtë) nxiten të aplikojnë dhe dorëzojnë dokumentacionet në mënyrë që të përfitojnë nga një subvencionim. Ky i fundit mbështetet nga një Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.18 datë 12.01.2018 "Për Subvencionimin e Lidhjes së Kontratave dhe të Vendosjes së Matësve të Ujit për Kategoritë në Nevojë", në brednësi të së cilit jepen edhe kriteret dhe kategoritë përfituese.

Por cilat janë 4 kategoritë që përfitojnë në rast se depozitojnë dokumentacion të rregullt pranë Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Skrapar deri në datën 26.06.2018?

a) Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005,“Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;

b) Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c) Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Për këto 4 kategori, pra nëse Sh.A. Ujësjellës ka instaluar Matësa në një abonent të njërës prej këtyre kategori Matësi i Ujit nuk ka asnjë pagesë. Por që institucionet të faktojnë këtë status përkatësie në njërin prej këtyre 4 grupimeve nevojiten edhe disa dokumentacione që duhet të paraqiten pranë Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Skrapar:
- Fotokopje Kartë Identiteti Biometrik
- Fotokopje të Librezës së Pensionit ose Vërtetim Mase Pensioni (formati e-albania)
- Çertifikatë Familjare aktuale ( formati e-albania)
- Fotokopje e Çertifikatës së Pronësisë së Banesës
- Vërtetim për statusin punëkërkues pranë Zyrës së Punës për anëtarët e familjes +18 vjeç
- Vërtetim për statusin biznes ( pra nëse ndonjë pjesëtar i familjes ka të ardhura për biznesit) për anëtarët +18 vjeç

Sipas Njoftimit të Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Skrapar të gjithë këta kontratëmbajtës që mund të kenë të instaluar matësa duhet të sjellin këto dokumente që të mos paguhet Tarifa e Instalimit të Matësave që në Skrapar shkon afërsisht 3.000 lek.

Për çdo Informacion Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Skrapar fton të interesuarit të paraqiten pranë zyrave të saj, për çdo info shtesë dhe sqarime.
Rikujtojmë afati final do të jetë 26.06.2018 dhe kjo mundësi jepet për ata abonentë që tashmë e kanë të instaluar matësin e ujit.

Edhë në rast se një prej këtyre 4 kategorive nuk ka kontratë me Sh.A. Ujësjellës Skrapar, lidhja e Kontratës do të jetë falas.

POR ÇFARË DO TË NDODH NË RAST SE ABONENTI QË NUK I PËRKET KËTYRE  KATEGORIVE ose NUK SJELL DOKUMENTACION apo REZULTOJNË DEBITORË ?

Sh.A. Ujësjellës duke qënë se ka instaluar Paraprakisht Matësa do të kërkojë tarifën e instalimit
Në rast se Abonenti NUK PRANON pagesën për Matësin dhe Instalimin e tij, Sh.A. Ujësjellës do të Heq Matësin e vendosur dhe do të bllokoj furnizimin me ujë pijshëm për secilin prej këtyre abonentëve që kundërshtojnë shërbimin
©Corovoda Online
       
         
close