Koordinata X: Skrapari i Viktimave të Terrorit Komunist - Lista - Cilët ishin "të padëshiruarit"? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Skrapari i Viktimave të Terrorit Komunist - Lista - Cilët ishin "të padëshiruarit"?

Fatjon Kaloci
4.7.18
Abdyl Dervishi
Lindi më 1921, në Skrapar. U internua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Skrapari në Peqin, Elbasan, prej 15 gusht 1952 deri më 1 shtator 1956.

Festime Dervishi (Isai)
Lindi më 1952, në Skrapar. U dëbua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Skrapari në Peqin, Elbasan, prej 1952 deri më 15 korrik 1973.

Vjollca Dervishi
Lindi më 1960, në Gramsh. U dëbua për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Skrapari në Laç, prej 1960 deri më 1978.

Nuri Dervishi
Lindi më 1938 në Skrapar. Më 11 maj 1959, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për “tentativë arratisje” dhe “përvetësim të pasurisë shtetërore”, me 25 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë dhe heqje të drejtës elektorale për 4 vjet.

Ali Duro
Lindi më 1936, në Skrapar. Më 7 tetor 1975, me vendim nr. 163, Gjykata e Vlorës e dënoi për «pjesëmarrje në organizatë kundërrevolucionare», “tradhëti ndaj atdheut», «agjitacion e propagandë», me vdekje dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Ervehe Duro
Lindi më 1920, në Skrapar. U dëbua për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit nga Përmeti në Krujë, Elbasan, Tiranë, prej 5 shtator 1947 deri më 10 shtator 1968. Nga këto, 7 vjet janë internim

Armint Dyrmishi
Lindi më 1938, në Fier. U dëbua për motive politike. Më 6 qershor 1992, me vendim nr. 8, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Fieri në Skrapar, prej 10 qershor 1966 deri më 30 shtator 1991

Bajram Dyrmishi
Lindi më 1931, në Dobrushë, Skrapar. Më 10 maj 1977, me vendim nr. 16, Gjykata e rrethit Skrapar e dënoi me 7 vjet burg, për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». Liruar më 28 tetor 1982.

Dine Dyrmishi.
Lindi më 1905, në Dobrushë, Skrapar. Më 15 maj 1996, me vendim nr. 46, Gjykata e Skraparit vendosi të njohë faktin e vrasjes së D.D, për motive politike, pa gjyq, nga forcat partizane, më 1944. Ai ka qenë i rreshtuar me Ballin Kombëtar, në forcat e komanduara nga Muharrem Kapllani

Liri Dyrmishi
Lindi më 1960, në Fier. U dëbua për motive politike. Më 6 prill 1992, me vendim nr. 8, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Fier në Skrapar, prej 10 qershor 1966 deri më 1989, kur u largua për shkak se u martua.

Sabri Dyrmishi.
Lindi më 1909, në Muzhakë, Skrapar. Më 26 prill 1948, u akuzua se «ka qenë kryetar i një grupi që kishte formuar në radhët e ushtrisë, ka propaganduar dhe agjituar në dëm të ushtrisë dhe të pushtetit popullor». U dënua 15 vjet burg me punë të detyruar dhe iu hoqën gradat. U lirua nga burgu më 27 prill 1949, me dekret 819.

Skënder Dyrmishi
Lindi më 1940, në Dobrush, Skrapar. Më 10 shkurt 1982, me vendim nr. 31, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër shetit». U dënua me 3 vjet burg, duke filluar që nga data 30 tetor 1981.

Tomor Dyrmishi
Lindi më 1961, në Fier. U dëbua për motive politike. Më 6 prill 1992, me vendim nr. 8, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Fier në Skrapar, prej 10 qershor 1966 deri më 30 shtator 1991

Leka Dhimitraj
Lindi më 1938, në Vlorë. Më 17 shtator 1977, me vendim nr. 42, Gjykata e Skraparit e dënoi sipas nenit 73/1 të K.P. me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet

Abaz Ermenji
Historian, politikan, luftëtar nacionalist. Lindur në Ermenj të Skraparit më 1915. Diplomohet në Sorbonë në filozofi. Profesor në Lice të Korçës. Socialdemokrat, që urrente monarkinë dhe çdo sitem totalitar. Pjesmarrës në demostratat e para antifashiste. Internohet në Ventotenne si antifashist 1940-1941. Lider i Ballit Kombëtar. Formon në Tomoricë çetën e parë të Ballit Kombëtar, 1942. Komandant i çetave të B.Kombëtar në jug, lufton kundër italianëve (1943) dhe hyn në Berat para kapitullimin të Italisë. Në vitin 1944 zhvillon luftime në Burizanë kundër një autokolone gjermane. Luftëtar antikomunist bën disa luftime me aradhet nç. Në vitet 1945-1946 qendron në mal si kundërshtar i regjimit komunist, në Veri (Shkodër) dhe në jug (Tomorricë). Largohet nga Shqipëria në vitin 1946, fillimisht në Greqi, mandej në Francë, si emigrant politik. Kryetar i Ballit Kombëtar (Agrar) në Emigracion dhe i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në bahkëpunim më anglo- amerikanët, organizon stërvitjen dhe dërgimin e vullnetarëve antikomunistë në Shqipëri për nxitjen e përmbysjes së diktaturës komuniste. I dënuar me vdekje (në mungesë) nga qeveria e E. Hoxhës. Pas viteve ‘90, kryetar nderi i partisë Balli Kombëtar në Shqipëri. Vdiq në Paris më 1998. Ka botuar veprën ”Vendi i Skënderbeut në historinë e Shqipërisë”, dhe një sërë studimesh e shkrimesh të tjerë.

Ali Fejzullai
Lindi në Skrapar. U dëbua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga rrethi Skraparit në Selenicë, Vlorë, prej 10 mars 1951 deri më 31 mars 1978

Muharrem Fejzullai
Lindi më 1947, në Skrapar. U dëbua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga rrethi i Skraparit në Selenicë, Vlorë, prej 10 mars 1951 deri më 31 mars 1978

Nazmi Fejzullai
Lindi më 1945, në Skrapar. U dëbua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga rrethi i Skraparit në Selenicë, Vlorë, prej 10 mars 1951 deri më 31 mars 1978

Faslli Ferzaj
Lindi më 1923, në Kremenar, Ballsh. Më 29 korrik 1993, Gjykata e Mallakastrës vendosi njohjen e faktit të «vdekjes për shkak të përndjekjes nga forcat e regjimit komunist, më 31 dhjetor 1943.” F. F ishte përkrahës i Ballit Kombëtar, u vra në Ormen të Skraparit

Kapllan Fesko
Lindi më 1911, në Shpatanj, Skrapar. U arrestua për hakmarrje pët të vëllain e tij Tefik Fesko [ shih ], i cili u arrestua me grupin e deputetëve. Më 15 maj 1993, me vendim nr. 122, Gjykata e Skraparit vendosi njohjen e faktit të vrasjes, për motive politike, “nga forcat e Sigurimit, për tentim arratisje, më 22 gusht 1947”, në vendin e quajtur Rruga e Savanjit, Skrapar.

Tefik Fesko
Lindi në Shpatanj, Skrapar. I arrestuar me grupin e deputetëve. U arratis nga brugu i Beratit dhe për shkak të ti,j u arrestua vëllai i tij Kapllan Fesko [ shih më sipër ], i cili u pushkatua

Mineko Feto
Lindi më 1953, në Skrapar. U internua për motive politike. Bazuar në vendimin nr. 10 të Komisionit qendror të internim- dëbimeve Tiranë, më 18 nëntor 1978, F. M. është internuar në fshatin Gjergjevicë të Korçës, për 5 vjet.

Novruz Flamuraj
Lindi në fshatin Gjerbës të Skraparit, në vitin 1917. Më 31 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka përhapur parulla disfatiste në rradhët e ushtrisë» dhe «ka organizuar grupet e vogla me qëllim që të bëjnë dëmtime të organizuar», ndaj e dënoi me vdekje, me pushkatim.

Fatime Guri
Lindi në vitin 1930, në Skrapar. Më 18 prill 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga Kamza në Rrushkull, nga vitit 1953 deri në vitin 1958

Sefer Guri
Lindi në Skrapar. U dënua më 22 shtator 1945, nga Gjykata Ushtarake e Beratit. Më 25 shtator 1993, Komisioni i krijuar për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, vërtetoi faktin e vuajtjes së dënimit të tij për motive politike nga janari i vitit 1945 deri më 25 qershor të vitit 1947, kur dhe vdiq në burg

© Corovoda Online / Fatjon Kaloçi / Burime / Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit /