Ndërsa më parë, pas marrjes së rekomandimeve nga mjekët e familjes, një pacient i Skraparit (me shtrirje 775 kilometër katrorë dhe gati 102 fshatra të largët), duhej të shkonin vetë drejt Beratit për të marrë recetën e barnave të rimbusueshme, kjo nuk pritet të ndodh më.
Pacientët duhet të përshkonin së paku 3 orë udhëtim (vajtje - ardhje) por edhe të shpenzonin minimalisht 600 lek çdo herë që vinin në Berat, kjo përtej vështirësisë shëndetësore. Por së fundmi, kjo situatë do të ndryshoj për mirë. Spitali Bashkiak Skrapar njoftoi së fundmi se çdo pacient që përfiton trajtim nga lista e barnave të rimbursueshme, nuk do të duhet më të shkoj në Berat. Çdo pacient pasi merr rekomandimin e mjekut të familjes, duhet të paraqitet në Spitalin Bashkiak Skrapar, pranë mjekut intern, ku ky i fundit do të jetë ai që do të lëshoj recetën me barna të rimbursueshme.
Lajmi konfirmohet nga burime të Spitalit Bashkiak Skrapar, si dhe përmes një postimi në rrjetin social facebook të një posteri në tekstin e të cilit referohet lajmi.
© Corovoda Online / Spitali Bashkiak Skrapar / rrjet social
© Corovoda Online / Spitali Bashkiak Skrapar / rrjet social