Arsimi i Detyrueshëm: Në Skrapar zyrtarisht 1 mësues mbulon 6.4 nxënës - Variabli zyrtar i 2019 - Shifra më e ulët në Qark

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Arsimi i Detyrueshëm: Në Skrapar zyrtarisht 1 mësues mbulon 6.4 nxënës - Variabli zyrtar i 2019 - Shifra më e ulët në Qark

Fatjon Kaloci
3.1.20
Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruese e statistikave zyrtare të çdo viti në Skrapar. Sipas Corovoda Online për vitin 2019, Skrapari ka patur numrin më të ulët në gjithë qarkun e Beratit duke treguar njëherësh edhe numrin e lartë të mësuesve. Referuar të dhënave zyrtare për vitin 2019, raporti Mësues - Nxënës në Skrapar është 1 mësues për 6.4 nxënës. Kjo e dhënë i referohet vetëm raportit Mësues - Nxënës për arsimin e detyrueshëm thënë ndryshe ai 9-vjeçar. Mesatarja e Qarkut është rreth 11 nxënës për 1 mësues në arsimin e detyrueshëm.
Shohim më poshtë sesi jepet ky tregues për bashkitë e qarkut tonë:

Berat - Raporti mësues/nxënës për arsimin e detyrueshëm 1/12.1

Ura Vajgurore - Raporti mësues/nxënës për arsimin e detyrueshëm 1/11.7

Poliçan - Raporti mësues/nxënës për arsimin e detyrueshëm 1/10.3

Skrapar - Raporti mësues/nxënës për arsimin e detyrueshëm 1/6.4

Kuçovë - Raporti mësues/nxënës për arsimin e detyrueshëm 1/11.1

© Corovoda Online / Burimi: Vjetari Statistikor Rajonal 2019 / Instat