Jepen shifrat në total - Ja sa ndihma janë dhënë nga Bashkitë e Qarkut Berat **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Jepen shifrat në total - Ja sa ndihma janë dhënë nga Bashkitë e Qarkut Berat

Fatjon Kaloci
26.4.20
Prefektja e Qarkut Berat, ka informuar mbi përditësimin e ri për operacionin e shpërndarjes së ndihmave në të gjitha bashkitë e qarkut. Për ATSH, Zylyftari ka dhënë shifra të asaj se çfarë ka ndodhur në prefekturën e saj të drejtimit. Ndërsa Corovoda Online ka bërë krahësimin me shifrat e javës që shkoi dhe siç mund t'a shihni në sfondin blu, ne kemi shtuar të dhënat që vijnë nga krahësimi me të dhënat që u dhanë nga prefektja javën që shkoi.
Në të gjithë qarkun Berat, që nga fillimi i Covid-19 dhe operacionit të shpërndarjes së ndihmave, janë shpërndarë gjithësej 13 010 pako me ndihma për familjet në nevojë ose 740 më shumë se java që shkoi.

Të dhënat për Bashkinë Berat:
Shpërndarë në total 2 978 ndihma gjithësej ose 100 më shumë se java që shkoi ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 2 239 ndihma në ushqime ose 48 më shumë se java që shkoi, 213 mjekësore ose 19 më shumë se java që shkoi, dhe 526 të tjera ose 33 më shumë se java që shkoi.

Të dhënat për Bashkinë Kuçovë:
Shpërndarë në total 993 ndihma gjithësej ose 107 më shumë se java që shkoi ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 831 ndihma në ushqime ose 92 më shumë se java që shkoi, 120 mjekësore ose 10 më shumë se java që shkoi dhe 42 të tjera ose 5 më shumë se java që shkoi.

Të dhënat për Bashkinë Ura Vajgurore:
Shpërndarë në total 1 444 ndihma gjithësej ose 113 më shumë se java që shkoi ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 1 251 ndihma në ushqime ose 89 më shumë se java që shkoi, 104 mjekësore ose 1 më shumë se java që shkoi dhe 69 të tjera ose 3 më shumë se java që shkoi.

Të dhënat për Bashkinë Skrapar:
Shpërndarë në total 5 851 ndihma gjithësej ose 182 më shumë se java që shkoi ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 4 289 ndihma në ushqime ose 132 më shumë se java që shkoi, 1 037 mjekësore ose 13 më shumë se java që shkoi dhe 525 të tjera ose 37 më shumë se java që shkoi.

Të dhënat për Bashkinë Poliçan:
Shpërndarë në total 1 744 ndihma gjithësej ose 238 më shumë se java që shkoi ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 1 137 ndihma në ushqime ose 214 më shumë se java që shkoi, 531 mjekësore ose 9 më shumë se java që shkoi dhe 76  të tjera ose 15 më shumë se java që shkoi.

Burimi: Corovoda Online / Agjencia Telegrafike Shqiptare