Koordinata X: Nëntor 1986 - Historia që tronditi fshatin e vogël të Strafickës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Nëntor 1986 - Historia që tronditi fshatin e vogël të Strafickës

Fatjon Kaloci
28.4.20

Një shkrim nga Belul Kryemadhi

Ishte muaji nëntor i vitit 1986.
Fshati Straficke u trondit nga një ngjarje e pazakontë që as njëherë në historinë e saj nuk i kishte ndodhur kurrë. Një banor i quajtur H, Q u zhduk në mënyre misterioze pa e parë asnjë banor tjetër.

Megjithëse policia e shtetit punoi shumë për zbulimin e asaj ngjarje po nuk dha as një rezultat, i gjithë fshati la punët për disa ditë me radhë, e kërkuan nëpër pyje e nëpër lugina e përrenj, a mos zbulonin ndonjë shenjë prej tij por asnje shenje e dyshuar nuk u gjet.

Unë dhe një bashkëfshatari im në atë kohë punonim në Ndërmarjen e Grumbullimit tek magazinat, tek punishtja e rrushit në fund të fshatit Gjerbës. Unë punoja në detyrën e Arkëtarit, kurse ai puntor magazine, dhe meqë punen e kishim në nje vend, shpesh here shkonim e vinim bashkë.

Një dite duke ikur për në punë në mëngjes, duke ikur përmes pyllit me pisha në vendin e quajtur Sorishta, në mes të pyllit në rrugën e ngushtë këmbësore vume re një kockë, kafshët e pyllit i kishin ngrën mishin, dhe kishte ngelur veten kocka, e cila dukej aq e freskët sa të linte përshtypjen sikur kafshët e pyllit e kishin ngrënë ato ditët e fundit, ne të dy ndaluam dhe e vrejtem me kujdes, ne pamjen e pare ajo dukej si kocka e parakrahut të një njeriu.
- Çtë jetë kjo valle?! - tha kolegu im i punës.
- Po ku i dihet ndonjë kockë e ndonjë kafshe të egër. - i thashë unë.
- Po kjo duket si kockë e dyshimtë... - tha ai, - ne duhet të njoftojmë policinë tha ai.
- Hajde të shkojmë se na shkoi ora e vajti vonë për në punë. - i thash unë.

Por kolegu im si njeri strikt që ishte, i cili kishte qene nje mandat katër vjeçar në detyrën e kryetarit të këshillit të fshatit, si dhe një dhjetëvjecar si gjykatës i fshatit, nuk ndaloi diskutimin rreth kockës së dyshuar.
- Ne nuk duhet të heshtim! - tha së fundmi i vendosur ai.


Ditën e dytë mua më thirri shefi i llogarisë të ndërmarrjes, ku unë punoja dhe më tha se unë duhet të shkoja me shërbim në zonën e Potomit ku do të shpërndaja lekët e disa fshatarëve të cilët kishin shitur bimë medicinale në magazinën e Potomit.

Pasi tërhoqa në bankë në Çorovodë 3000 mijë lekë të vjetra të asaj kohe u nisa me një makine për në Potom. Atje ndenja tre ditë, kur vura re se nuk po vinte më njeri për të marr lekë u nisa për në Çorovodë, e më pas erdha në shtëpi në Strafickë.


Ishte ditë e hënë, përsëri në mëngjes u takova me kolegun e punës, e si shumë herë të tjera u nisëm bashkë për rrugë, kur mbërritëm në pyllin me pisha tek vendi ku ishte kocka e dyshuar, une vura re se kocka nuk ishte te vendi, dhe ju drejtova kolegut duke bërë shaka, e paskan marrë kafshët e pyllit kockën!

- Jo, jo! Nuk e kanë marr kafshët! - tha ai.
- Po kush e ka marr? - e pyeta unë,
- Ajo iku në Çorovodë. - tha ai.
- Iku në Çorovodë? - e pyeta unë si me habi, sepse ai nuk kishte folur kurrë në këtë formë - Eee si iku? - e pyeta duke qeshur.
- Jo nuk iku vetë ajo, po erdhi e mori policia. - tha ai.
- Si? Policia the?! E kush e lajmëroi policinë? - e pyeta une i habitur.
- Lëre, lëre. - tha ai.
Të dy ndaluam disa metra më poshtë vendit në krye të një are në fund të pyllit, ai nisi të rrëfente.


Duke ecur kolegu im rrëfente...

"Pasi ti ike me shërbim në Potom për të shpërndarë lekët e kuponave, unë bisedova me kryetarin e këshillit të fshatit tonë mbi atë që pamë bashkë, dhe ai më tha merre kockën e sille këtu, e ne të njoftojmë policinë të vij ta marrë, e të bëj verifikime mbi të mbase zbulohet diçka. Unë e mora kockën e mbështolla me një gazetë dhe e lamë te zyra e këshillit në fshat.

Kryetari i këshillit kishte lajmëruar me telefon degën e punëve të brendeshme e ata erdhën në mënyrë urgjente në fshat, pasi kishin parë kockën e dyshuar, kishin pyetur se kush e kishte gjetur e se ku ndodhej njeriu që e gjeti.

Kryetari i keshillit u kishte thënë se isha une ai, dhe u kishte treguar dhe vendin se ku punoja. Ishte mesdite, ata erdhën, tre inspektorë të policise me gazin e degës 003-shin.
Pasi biseduan me mua me thanë hajde me neve të na rrefesh vendin se ku e kisha gjetur kockën. Bashkë me ata shkuam deri në Golonivë rrugës për në fshatin Grevë, nga atje e deri në sorishtë zbritëm në këmbë nëpër dushkun e shkurtër në rrugë e pa rrugë.

Kur mbërritëm tek vendi ku ne pamë kockën ata më thanë mua: "- N'a merre e vendose ku dhe në ç'pozicion ishte ajo! Unë e mora dhe e hodha që në këmbe, ajo u rrukullis e qëndroi pak me poshtë se ishte terreni pak dishezë, njëra nga inspektoret e policisë më bërtiti: -Ç'po bën?
- E hodha. - i thashë
- Pse ashtu hidhet, merre shpejt! - më urdhëroi me një zë të ashpër. - Merre e vendose në ç'pozicion si e gjete, horizontalisht, verikalisht, a po në ç'krah të rrugës ishte, në të majtë, a në të djathtë?
- Po unë nuk e di, se nuk e mbaj mend - i'u përgjigja me zë të trembur inspektorit të policisë.
- Po si nuk e di, a ishe ti ai që e more?
- Po unë isha! - i'u përgjegja.
- Me kë ishe? - me pyeti ai.
- Me kolegun tim, arketarin - i thashë unë.
- A ke biseduar me atë rreth kësaj çështje? - tha ai.
- Po! - i'u përgjigja unë.
- Eee ç'të tha ai? - më pyeti inspektori tjetër.
- Ai më tha se mund të jetë ndonjë kockë prej kafshe të egër pylli.
- Po pse nuk e morët bashkë këtë vendim për të na informuar ne? - pyeti i treti - Apo doje që meritat ti merrje vetëm ti?
- Po ai nuk ishte këtu se Ndërmarrja e ka çuar të punoj në Potom për disa ditë. - u përgjigja unë.
- Atëherë, ne kemi dyshime se ti je vrasesi i banorit të humbur në mënyrë misterioze! - më foli ashpër ai.
- E di ti se ne, me këtë dëshmi të vëmë hekurat e të marrim në Degë! - tha i treti, e me qëlloi me një grusht aq sa rash përtokë.
- Ti je ai që na ke munduar gati kemi dy muaj? - më tha.
- Më falni, po unë për mirë u mundova, desha t'u ndimoja ju, e të gjendet i zhdukuri. - u thashë tepër i trembur.

Që të tre më qortuan ashpër, në vend që të të falenderonin - tha kolegu im i punes.

Më pas ata bënë një proces verbal rreth asaj ngjarjes së kockës së dyshuar ku firmosa unë, bënë e disa fotografi me aparatin e tyre për kockën e dyshuar se në c'pozicion ishte gjendur, edhe mua me kockë në dorë, e së fundi më thanë: -Shko tani në shtepi, se kemi punë me ty, sa here që ne do te therrasim ne polici do te vish, dhe keto qe biseduam ketu mos ja thoj njeriu nga banoret e fshatit tuaj.


Ata ikën, unë u ula mbi një gur e po mendoja, zemra më rrihte fort nga frika: - Ehh - thashe me vehten time, - ç'mu desh mua kjo punë!

Unë e dëgjoja me vemendje rrëfimin e tij, e më vinte keq për atë që ai rrefente me sinqeritet, po dhe nga ana tjeter i thashë: - Po pse u ngaterrove me atë pune, ata hetuan, e kerkuan kaq kohe dhe nuk gjete dot as nje fakt, ti u ke hapur pune atyre, i ngrite me urgjence nga Corovoda e i solle deri ketu ne mezin e pyllit me pisha, po ti mos u tremb, se po nuk paten fakte, nuk denojne dot asnjë. - i thashe une. 
- Aman ore se kemi familje, e femije per te rritur tha se fundi kolegu im.


Janar 1987

E,Q rrefen.
Atëhere isha 14 vjeç, une se bashku me dy moshataret e mij, K, Q, e tjetri N, K shkonim e ngrinim lagje për të kapur lepura nëpër arat nga mocali, si dhe rreth e qark arës të mbjellë me grurë në Sorishtë. Një dite në fund të arës në Sorishtë gjetëm një kafke koke te nje njeriu, u cuditem dhe menjehere mendja na shkoi te njeriu i zhdukur disa muaj me pare ne menyre misterioze.

Njeri nga shokët e mi tha: - Këte do e marim e do e çojme në zyrën e këshillit të fshatit.
U pa u be, me dore nuk e kapem se na vinte ndote, po shoku im gjeti nje shkop druri ja vendosi te vrima e fytit e kafkës, dhe e vendosi mbi supe, dhe e shpume te zyra e keshillit te fshatit Straficke.


Kryetari i këshillit lajmëroi policinë të cilët erdhën menjehere, pasi u takuan me kryetarin e keshillit më thirren mua, së bashku me dy hetueset, dhe të plotëfuqishmin e zonës të asaj kohe shkuam nga Sorishta. Tërë ditën kemi kërkuar nëpër përrenj, duke rëmuar nëpër vrimat e dhelprave, me kazma e lopata, ata më thoshin mua n'a trego vendin se ku ishte groposur viktima e humbur disa muaj më parë, kurse unë u thosha se nuk di gjë, ja këtu e gjetëm në fundin e arës.

Më pas ata më morën e kaluam në pjesën tjetër të fshatit ku kufizon me Barçin, pasi u takuan me nje traktorist me nje traktor me goma e detyruan ate të n'a conte deri në Devri.

Në Devri vinte nje makine që nga Turbohova, dhe me atë shkuam deri në Çorovodë.

Ne degën e punëve të brendshme mua më mbajten tre ditë në një dhomë izolimi me kushte te vështira, dhoma ishte me uje, tërë natën kam ndenjur në këmbë pas një dritare me hekura, disa herë me moren ne pyetje duke me thenë na trego te verteten, e ne do të bëjmë pioner te Enverit, kurse une u thosha nuk di më shumë se këto që kam thënë.

Një natë më kërcënuan dhe më qëlluan me shpulla, unë u lutesha te me jepnin dicka per te ngrene por nuk me dhane asgje. U lodha shume kisha edhe uri te paimagjinuesheme. Pas tre ditesh më lanë të lirë ku unë me një makinë të rastit që vinte në Gjerbes u ktheva në shtëpi.

Nuk kaloi as një javë dhe hetuesët e degës së punëve të brendshme erdhën përsëri. Ata më kërkuan po unë asnjë here nuk u paraqita, shkova nga pylli me pisha nga mali.

E, Q shprehet, Mua më vjen për t'u çuditur pse me thirrën pikërisht mua, e jo dhe ata dy te tjeret, apo se une isha i pambrojtur, kurse dy te tjeret kishin mbrojtje politike per arsye se njeri kishte dajen e vet, e tjetri babanë anëtar partie të asaj kohe, përfundoj rrëfimin E, Q .

Që atëhere e deri sot kane kaluar po thua 34 vjet, deri tani enigmën e të zhdukurit në mënyrë misterioze e vuajnë të gjithë banorët e fshati, duke pyetur veten në heshtje, sesi dhe për çfarë arsye u zhduk vallë ai njeri?!