Prefektja e Qarkut Berat për ATSH - Ja sa ndihma janë shpërndarë në Skrapar. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Prefektja e Qarkut Berat për ATSH - Ja sa ndihma janë shpërndarë në Skrapar.

Fatjon Kaloci
21.4.20
Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, që po i referohet Corovoda Online nga versioni web i kësaj agjencie, Prefektja e Qarkut Berat znj.Valbona Zylyftari, ka informuar për operacionin e shpërndarjes së ndihmave në të gjitha bashkitë e qarkut. Duke folur në total që prej fillimit të këtij operacioni, Zylyftari ka dhënë shifra të asaj se çfarë ka ndodhur në prefekturën e saj të drejtimit.
Sipas saj, në të gjithë qarkun Berat, që nga fillimi i Covid-19 dhe operacionit të shpërndarjes së ndihmave, janë shpërndarë gjithësej 12 270 pako me ndihma për familjet në nevojë.

Të dhënat për Bashkinë Berat:
Shpërndarë në total 2 878 ndihma ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 2 191 ndihma në ushqime, 194 mjekësore, dhe 493 të tjera.

Të dhënat për Bashkinë Kuçovë:
Shpërndarë në total 886 ndihma ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 739 ndihma në ushqime, 110 mjekësore dhe 37 të tjera.

Të dhënat për Bashkinë Ura Vajgurore:
Shpërndarë në total 1 331 ndihma ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 1 162 ndihma në ushqime, 103 mjekësore dhe 66 të tjera.

Të dhënat për Bashkinë Skrapar:
Shpërndarë në total 5 669 ndihma ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 4 157 ndihma në ushqime, 1 024 mjekësore dhe 488 të tjera.

Të dhënat për Bashkinë Poliçan:
Shpërndarë në total 1 506 ndihma ( për familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistë të vetmuar, të pastrehë etj.) Nga këto 923 ndihma në ushqime, 522 mjekësore dhe 61 të tjera.

Burimi: Corovoda Online / Agjencia Telegrafike Shqiptare