Edhe e shtuna e 23 Majit nuk do të ketë Tregun e Madh në Çorovodë - Nuk ka pazar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Edhe e shtuna e 23 Majit nuk do të ketë Tregun e Madh në Çorovodë - Nuk ka pazar

Fatjon Kaloci
22.5.20
I quajtur ndryshe nga vendasit si "pazari i së shtunës", një ndër veprimtaritë ku grumbullohen dhjetra tregtarë lokalë dhe rajonalë, edhe këtë të shtunë 23.05.2020 nuk do të zhvillohet.   Burime thanë për Corovoda Online se aktiviteti tregtar nuk do te lejohet në vazhdën e masave ndaj Covid-19. Edhe përse Skrapari është listuar në bashkitë e gjelbërta, mospasja e një tregu të formalizuar ku mund të disiplinohej tregtimi nën masat parandaluese, edhe këtë javë do të coj në mos tregtimin e kryesisht produkteve bujqësore, fruta e perimeve të banorëve vendas të cilët që prej marsit nuk e kanë frekuentuar këtë treg. Të shumta kanë qënë raportet e fermerëve vendas në rrjetin tonë social ku shumë ankohen për mos tregtimin dot të produkteve të stinës. Edhe përse jozyrtarisht thuhet se Shqipëria pritet që brenda këtij muaji Maj të "ri-hapet" pas pandemisë së Covid-19,  kjo e shtunë do të vijoj të jetë pa "pazarin e madh" në Çorovodë.