Popullsia: Të dhënat e Qershorit 2020 - Në Çorovodë barazohet numri i meshkujve me të femrave - Ja sa ka ndryshuar numri i popullsisë në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Popullsia: Të dhënat e Qershorit 2020 - Në Çorovodë barazohet numri i meshkujve me të femrave - Ja sa ka ndryshuar numri i popullsisë në Skrapar

Fatjon Kaloci
12.6.20
Një e dhënë interesante jepet nga shifrat për Corovodën. Sipas Corovoda Online në 10 qershor 2020 në Çorovodë rezultoi se numri i femrave dhe i meshkujve si rrallë në statistika u barazua. Pra vetëm për qytetin Çorovodë në 10 qershor 2020 rezulton se kemi 2824 femra dhe 2824 meshkuj. Gjithësej qyteti ka 5648 banorë në të dhënat që disponon Corovoda Online. Në 01.01.2020 ky numër tregonte se Çorovoda kishte 5666 banorë. Ndërsa në shkrimet e radhës ne po përgatisim një raport më specifik për secilën njësi. japim edhe të dhënat e përgjithshme të Popullsisë në Skrapar deri në 10 Qershor 2020. Kështu rezulton se Skrapari ka 16909 banorë nga të cilët 8807 janë meshkuj dhe 8102 janë femra. Krahësuar me të dhënat e 01.01.2020 rezulton se ka një rënie të popullsisë me 83 banorë.