Zhvillohet Pelegrinazhi Bektashi në Teqenë e Backës - Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Zhvillohet Pelegrinazhi Bektashi në Teqenë e Backës - Skrapar

Fatjon Kaloci
21.6.20
Më herët, ditën e djeshme 20.06.2020 Kryegjyshata Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë në bashkëpunim me Gjyshatën Skrapar, në përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshi Botëror Bektashin Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilluan pelegrinazhin e përvitshëm në teqen e Backës në Skrapar. Haxhi Dede Edmond Brahimaj ndër të tjera në fjalën e rastit tha:

Nuk ka asgjë më të lumtur për ne klerikët, kur shohim që oborret e teqeve të mbushen me besimtarë dhe dashamirës, të ardhur nga Skrapari i lashtë. Sepse ardhja juaj në teqe, përbën jo vetëm një akt respekti ndaj historisë së tarikatit bektashian, por edhe një dëshmi të qartë se besimi ynë në Zot po vjen duke u zgjuar dhe ringritur.
Dita e bekuar e celjes së kësaj teqeje, 150 vite më parë, na çon në vitet e vetëdijes sonë nacionale, në ato vite kur baballarët e kombit po kuptonin se tirania pesë shekullore duhej flakur një orë e më parë, për ta renditur Shqipërinë tonë në familjen e madhe evropiane, në gjenezën tonë natyrore. Lulëzimi i teqesë së Backës, përkon me vitet heroikë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me kushtrimin për t’iu dalë zot fateve të kombit dhe krijimin e çetave të para të lirisë.
E sendërtuar qysh






në hapat e parë të saj, prej atdhetarit dhe fetarit të shquar baba Fetah Xhelaj nga fshati Koldij i Gjirokastrës, teqeja e Backës mblodhi rreth vetes atdhetarë me zë të Skraparit, të vetëdijshëm për misionin që do të mbanin në supe. Baba Fetahu, ne nder te te cilit eshte inauguruar sot edhe nje bust- skulpture, me erudicionin e thellë për tarikatin bektashi, rriti dimensionin shpirtëror të këtij objekti kulti, me ç’rast, myhibët e tij vinin deri nga Kolonja e Përmeti. Dalëngadalë teqeja e Backës, u rrit dhe u shndërrua në një prej objekteve bektashianë të mahnitshëm. Në mënyrë të veçantë, shqiponja dykrerëshe monumentale, e gdhendur në gurë në portën hyrëse të teqesë, shqiponja e flamurit të Skënderbeut, tregonte se bektashizmi shqiptar ruante dhe trashëgonte parimet më të larta të Muhamed Aliut, të rrugës së Hakut.

Ne mund ta kishim festuar ndryshe këtë ditë të gëzuar për të gjithë, por bektashinjtë kanë pasur dhe kanë në traditën dhe praktikën e tyre, respektimin ligjit të shtetit, kudo ku jetojnë e punojnë. Pandemia që po kalon gjithë bota, vetëm përkohësisht po na ndanë fizikisht, për të na bashkuar më shumë shpirtërisht.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!