Libri i dedikohet një prej lagjeve më të hershme të Çorovodës - Hidhet në qarkullim libri "Zhabani me Historinë e Tij" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Libri i dedikohet një prej lagjeve më të hershme të Çorovodës - Hidhet në qarkullim libri "Zhabani me Historinë e Tij"

Fatjon Kaloci
4.7.20
Bibliotekës skraparase i është shtuar së fundmi një botim i ri. Libri me titull "Zhabani me historinë e tij", bën një udhëtim të shkurtër mes historikut ndër vite, me njerëzit dhe fatet e tij, historitë fisnore dhe linjat e pasardhësve duke njohur lexuesin me ngjarje dhe personazhe të së djeshmes që vijnë tek e sotmja nga mbiemrat që ende trashëgojnë histori. Libri është shkruar nga autorët Sadik Xhaferraj dhe Razie Nuellari dhe vjen më së tepërmi si një dedikim për banorët e Zhabanit. Në 81 faqe, me foto dhe përshkrime në libër jepen shkurtimisht informacione dhe pak përshkrim jetik për secilin prej "mbiemrave" që konsiderohen disi qytetarët më të hershëm të Çorovodës. Një udhëtim mes përshkrimesh të mbiemrave që populluan këtë lagje që nga Xhamënët, Nuellari, Memollari, Hasanaj, Musta, Laze, Koprëncka, Bregu, Hoxha etj.