Ajo mbetet padyshim si një ndër intervistat më të bukura edhe pse u publikua në 2020. E transmetuar në Televizionin Scan-tv asokohe, në emisionin "Rrëfim", Koço Devole piktori, karikaturisti, skenaristi, aktori dhe regjizori i madh i humorit shqiptar, ndau për 90 minuta kujtime dhe mbresa të jetës së artistit të dashur të shqiptarëve. E ndërsa rishohim këtë video, na duket sikur ai është këtu, me ne. Corovoda Online shkëput disa fragmente nga kjo intervistë e quajtur si intervista e fundit e tij, në të cilën Devole tregon për shfaqjen e tij të parë si Pjesë e Estradës së Ushtrisë, vizitën në Vërzhezhë (që do ta ndjekim më poshtë minuta e 25') vizitën në Skrapar etj.
Albana Shehu Qirjako
Po kush ju mori në Estradën e Ushtarit, si e rregulluat?
Koço Devole
Po kush na mori, po kishim nga pak talent, thoshin, kështu na mori aty Viktor Gjoka me Thanas Gjokën dhe na çuan në Gardën e Republikës. I thamë ne, ‘po ça do bëjmë aty’, do bëjmë teatër tha Rolandi. Ishim të veshur me uniformë me armatime, me kokë të qethur, ushtar tamam. Aty filluam pastaj të merreshim me teatër, se na takoi regjizori Viktor Gjoka dhe na tha neser do vini te Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë, ku filluam provat menjëherë me Estradën e Ushtarit. Duhet të ketë qenë nëntori i 1966-ës apo ’67-ës diçka e tillë, se me këto vitet, ju thashë se nuk jam shumë i saktë. Nga aty kemi shkuar atëherë në Vërzhezhë të Skraparit, ku ishte ai “trimi pa sy” që tha shoku Enver Hoxha dhe kemi vajtur atje, kemi dhënë shfaqje në majë të malit me dëborë!
Albana Shehu Qirjako
Po, i kishte keto Estrada e Ushtarit?
Koço Devole
Po po i kishte, e kuptoj, po ku na qëlloi ne të shkonim për herë të parë atje, sa vajtëm ushtar, këtu e kisha fjalën, se ne ushtar ishim dhe do shkonim ku kishte nevojë atdheu.
Albana Shehu Qirjako
Po paskeni qenë me këmbë të mbarë…?
Koço Devole
Po po me këmbë të mbarë, atje në majë të malit ku u bë dhe një stërvitje e madhe ushtarake dhe në përfundim, të saj i dhanë edhe atij, Fuat Çelës një….
Albana Shehu Qirjako
Një dekoratë…?
Koço Devole
Jo jo ça dekorate, i dhanë një automatik, kështu “Kallash”, ja dhanë aty dhe ai i shkreti, qau nga gëzimi, se nuk e priste si duket, ja dha ai Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Petrit Dume dhe ai nuk shikonte, por kur ja lanë në dorë, ai i shkreti gjithë gëzim tha: “Këtë armë që ma dha Partia, do e ruaj si sytë e ballit”, e në atë moment, ai shefi i ra me brryl, (se ai nuk shihte dhe sytë thonin se ja kishte dëmtuar një granatë, por nejse) dhe ato fjalë, ai i tha nja tre herë dhe po kaq brryle hëngri i shkreti nga ai oficeri që ishte ngjitur me të! Por pastaj, si duket e kuptoi dhe herën e katërt tha: “Këtë automatik që ma dha Partia do ta ruaj në zëmër si sytë e ballit”, e kshtu…!
Albana Shehu Qirjako
Qeshnit ju…?
Koço Devole
Për të qeshur ishte, po kujt ja mbante të qeshte, ishin gjëra me zarar këto dhe nuk bëhej shaka për kollaj me ato që thoshte Partia, sesi “ai ishte trim pa sy” dhe me “Kallash”, etj.
“RRËFIM” në Tv Scan, (me autor Dashnor Kaloçin dhe moderatore Albana Shehu Qirjako)
Video Kredit / Scan Tv / Memorie.al