Për mësuesin Tajar Grepcka **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Për mësuesin Tajar Grepcka

Fatjon Kaloci
16.8.21

Një shkrim nga Bashkim Koçi

Kurrë nuk ka ndodhure as mund të ndodhë që njeriu të jetë në kërkim nga “ditët e  bukura” në mënyrë që t’ja bëjnë jetën ashtu si ai ëndërron apo t’i plotësojnë çdo kapriço që mund t’i pjellë mendja. Jo. Atij i duhet të mundohet, të ropatet, të shkojë rrugë e pa rrugë për ta gjetur atë. Madje kjo filozofi e jetës bën të duket sapo fillon të ecësh, sapo hedh hapat e para, të cilat pastaj të nxjerrin  aty ku rruga duket.

Kam njohur një njeri, i cili për aq sa jetoi nuk i gjeti kurrë shpirti karar për t’i mbyllur “ditët e perëndisë” me punë dhe veprimtari të nderëshme. Ai, duke patur bindje të palëkundur se “thesaret” mund dhe duhet të gjendeshin brenda zemrës sënjeriut, që do të thoshte edhe brenda zemrës së tij, aty ku ngjizej e projektohej ngrehina e çdo pune, nuk harroi, qoftë edhe një herë, për të mos bërë asgjë që ishte në kundërshtim me të vërtetën. Ky personazh, ky burrë i lartë e me plot virtyte, ishte Tajar Grepcka nga fshati që qëndron e lodron mbi kanionet e rralla të lumit Osum të Skraparit.

Tajar Grepcka është lindur në muajin mars të vitit 1915. Ai pati për prindër Hasanin dhe Biken, dy njerëz fisnikë e të bërë me të gjithë fshatin, virtyte të rralla këto që do t’i bënin disi të veçantë, por që do t’i përcillnin edhe tek të gjithë fëmijët. Duhet të kujtojmë se ai erdhi në jetë fill pas largimit të adnartëve grekë,të cilët fiks në atëzone, por edhe në fshatin Grepckë, kryen krime nga më të llatarshmet, ashtusi na i sjell të shkruara ato ngjarje i dituri Baba Ali Tomorri.“Grekrit veçojnë meshkujt nga femrat, meshkujt i shkuan ndër thikë, në sy të fëmijve, që femrat e mjera duke parë njerzit e tyre në thikë, plasnë e vdiqnë kush nga frika e kush nga hidhërimi“. Për fat, familja që do të sillte  të voglin e porsalindur, Tajarin, u shpëtoi këtyre reprezaljeve të padëgjhuara ndonjëherë historikisht në ato anë. Masakrat që bëri greku, mesaduket u dhanë një mësim të madh, i cili është përciellë deri në ditët tona: Përpara hasmit duhet të bëhemi të gjithë bashkë.

Një nga kënaqësitë më të mëdha të një familje të shëndoshë është që prindërit për fëmijët të bëjnë“investime” për t’iu shërbyer gjatë në jetë, të jenë, si të thuash, investime për themele të çimentuara, të sigurta e për tëmbajtur “pesha të rënda” në përballjen me vështirësitë që mund t’u dalin përpara.  Prindërit e Tajar Grepckës, edhe pse bënin punë të rëndomta në bujqësi, pra që ishin autodidaktë, vetëm aqsa tëkishin mësuar të shkruanin e të lexonin shqip, e patën aq  inteligjencësa të dinin të vlerësonin çdo të thoshte shkollim për djalit të tyre, qëtë vendosnin për ta dërguar në internatin e fshatit Vërzhezhë, aty ku mësonin edhe nxënës të tjerë nga Skrapari e më gjerë. Vërzhezha me Grepckën ishin afër, ballë për ballë, larg njëra tjetrës sa një e shtënë dyfeku.

Internatin e përmbylli shkëlqyeshëm. Dhe ky ishte ky hapi i parë,i cili shërbeu si shtysë që t’i jepeje drejta për të vazhduar shkollën Normale të Elbasanit, shkollë e ëndërruar nga shumë fëmijë të familjeve të kamura, por që për shkak të përparimit në mësime, ajo mbetej thjesht njëëndërr.Me Tajar Grpckën, të cilin vetë shkolla e konsideronte si të vlefshëm, ndodhi ajo qëpritej. Ai arriti me meritë titullin, aq të ëndërruar për të rinjtë e atyre anëve, atë të mësuesit. Në Normale, Tajar Grepcka nuk studioi të dilte një mësues i thjeshtë, por shumë më shumë se kaq. Mjedisi ku ai kaloi vitet e shkollës të mësonte e të përgatiste  për shumë drejtime të tjera, të bënte të ishe jo thjesht një“dhaskal fshati”, por një intelektual i vërtetë, për t’i shërbyer vendit në ca gjëra që nuk mësoheshin brenda auditorëve të shkollës. Këto leksione ai i merrte duke parë, duke dëgjuar e prekur me duart e tij tërë veprimtarinë revolucionare të mësuesve-patriotë, të të gjithë atyre që nuk dinin të mbanin vetëm leksione, por dhe të ndiznin ndjenjën e atdhedashurisë.Ishte pikërisht Normalja e Elbasanit, e cila ndikonte fort në formimin e të rinjve për të mos qenë në jetë të ngurtë, mësues vetëm për t’u mësuar të tjerëve abc-në, por të krijonin opinione për kohën, për sistemin qeverisës dhe të kishin shpirt frumëzues për të ndërmarrë veprime të mëdha. Duhet të kujtojmë se në këtë shkollë me tradita të shkëlqyera patriotike e atdhedashurie, drejtori  i parë ka qenë Luigj Gurakuqi. Por edhe si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Hafiz Ibrahim Dalliu, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë. Ja, në këtë mjedis u shkollua e u formua skraparasi Tajar Grepcka.

Ditët kur je më pak rehat nga pikëpamja e të jetuarit, çuditërisht janë ditët kur njeriu mëson më shumë për veten e tij. Kjo, për fat të mirë, ndodhi edhe me Tajar Grepckën. Ai pasi mbaroi Normalen, në mesin e vitit 1935,  iu bashkangjit vëllait të tij të madh, Tahirit dhe do të merrte pjesë drejtëpërdrejt në lëvizjen e Fierit të udhëhequr nga patrioti tjetër skraparas, Riza Cerova. Tahiri pas dështimit të Lëvizjes u arrestua, por për mungesë provash qeveria e Zogut u detytrua ta linte të lirë. Tajarin nuk arritën dot ta bënin pjesë të “listave të zeza” ndaj fill pas këtyre ngjarjeve atë e caktuan  mësues në fshatin Prishtë, aty ku për shkak të kontaktit me një mësues tjetër me emër, atdhetar  e patriot, Nure Dobrushën, filloi të ishte shumë aktiv në ngjarjet që ndiqnin njëra tjetrën. Qëndroi aty në detyrën e mësuesit tre vjet, për ta emëruar më pas, po mësues, në qytetin e Bëratit dhe për një vit tjetër në fshatin Sinjë të zonës së Shpiragut. Ishte koha kur vendi u okupua nga Italia fashiste.


Kur një person e dëshiron me të vërtetë për të bërë diçka, për të realizuar e bërë fakt të kryer një dëshirë që i vjen së përbrendshmi, e gjithë qenia e tij mobilizohet  dhe “bën plane” për  ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij. Endrra e Tajar Grepckës ishte të merte pjesë në lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe të luftonte kundër pushtuesit, jo me leksione e metodika siç ndodhte në profesionin e tij si mësues, por drejtpërdrejt, me pushkë në krah, duke u bërë pjesë e formacioneve partizane. Në këtë ndërmarrje të guximshme pati edhe një shtysë tjetër, një faktor vendimtar, i cili kishte  të bënte me elementët, me aktivistët, me të rinjtë revolucionarë ku do të mbështetej Tajar Grepcka. Ai aty në Berat u njoh e u bëshpirtërisht pjesë e tyre siç ishte Kahreman Ylli, Ajet Xhindole, Kristaq e Margarita Tutulani, Myqerem Fuga, Iljaz Sevrani e shumë të tjerë, të cilët i kishin dhënë një kuptim krejt tjetër pjesëmarrjes në luftë për çlirimin e atdheut. Në muajin shkurt të vitit 1943 ai, për treguesit dhe vendosmërinë që kishte treguar si drejtues e organizator i aksioneve luftarake, u zgjodh anëtar i KQ i PKSH për Beratin.

Për këtë të ri të vendosur për t’i çuar punët përpara, mirë dhe në kohën e duhur, kishte vetëm një mënyrë për të arritur suksesin: vetëm me anë të veprimit. Mirëpo ndërmarrja e aksioneve tëpërditshme dikur ra në sy të fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që i detyruan drejtuesit kryesorë për ta dërguar Tajar Grepckën në zonën e Shpiragut, aty ku ai njihej mjaft mirë sepse kishte kryer për disa vite detyrën e mësuesit. Aty ai bëri një punë shumë të mirë me popullin, duke e intensifikuar veprimtarinë politike kundër fashizmit, por edhe duke shkuar shtëpi më shtëpi për të ndërgjegjësuar fshatarët për t’i ngritur në luftë e për t’u rrjeshtuar në formacionet e porsaformuara partizane. Shpejtë, shumë shpejtë, dikur mësuesi i tyre arriti të formonte çetën partizane të zonës, e fare për pak kohë krijoi batalionin e Grupin e dytë partizan të Shpiragut, komisar i të cilit u zgjodh mësuesi Tajar Grepcka.

Jeta në vetvete ka vështirësi, por më shumë se kaq këto vështirësi i ka lufta. Ato, sigurisht, ti krijon kundërshtari dhe në rastin tonë t’i krijon armiku pushtues. Meqë lëvizja e armatosur në zonën e Shpiragut ishte bërë shqetësuese, fashistët italianë, në bashkëpunim me kolaboracionistët vendas, në qershor të vitit 1943 ndërmorën një aksion rrufe për të pushtuar Shpiragun. Mirëpo forcat partizane, në mbështetje edhe nga populli i zonës, më 29 qershor, datë të cilën populli i asaj zone e përkujton çdo vit si ditë të çlirimit, u dha goditje dërrmuese, të pakthyeshme në kodrat e Palikështit, të Gjerovenit, të Mbreshtanit e deri në Velabisht, fshat  afër qytetit të Beratit. Nuk është rasti për të hiperbolizuar fitoren e 29 qershorit të vitit 1943, por faktet dhe bilanci i asaj fitoreje thonë se aty u vra komandanti me gradën kolonel i cili drejtonte aksionin, por edhe dhjetra fashistë të tjerë.

Tajar Grepcaka u radhit e u bë pjesë e formacioneve partizane, duke ardhur nga radhët e intelektualëve si mësues, por ai ishte nga ata djem që dinte të ishte trim dhe të ndërmerrte rreziqe. Rreziqe në luftë, që të kërkonin kokën. Në operacionin e dimrit të vitit 1944, kur në janar të atij viti u zhvillua beteja e famshme e Tendës së Qypit,  e që për fat të keq u plagos rëndë Iliaz Sevrani, komisari i Grupit të Skraparit, për më shumë se dy muaj Tajar Grepcka u caktua në vend të tij, për të vazhduar më tej në rrugën e ndjekur, në krijimin e Brigadës së 7- Sulmuese më 17 mars në fshatin Vlushë. Në këtë formacion të madh luftarak atij  do t’i ngarkohej detyra e komisarit të batalionit të dytë. Si e gjithë brigada edhe batalioni me komisar Tajarin mori pjesë në të gjitha luftimet, që nga mbrojtja e punimeve të Kongresit të Përmetit, në përballimin e operacionit nazifashit të Qershorit të vitit 1944, në çlirimin e qytetit të Beratit më 13 shtator të atij viti e deri në përballjen  për çlirimin e qytetit Shkodrës. Pika fundore e betejave kundër armikut pushtues ka qenë Veshegradi, në Jugosllavi.

Kënaqësitë më të mëdha luftëtari dhe kuadri i ushtrisë nacionalçlirimtare Tajar Grepcka i ndjente kur merrte përsipër detyra që diku nga brenda shpirtit i pëshpëriste një zë se “nuk mund ta përballosh dot”.  Kështu ndodhi me të kur e ngarkuan me detyrën e komisarit të Brigadës së 27- Sulmuese në qytetin e Shkodrës dhe më pas, kur u emërua komisar i brigadës së 16- Sulmuese pas çlirimit të vendit, në vitin 1945.Ai kënaqej e bëhëj me krahë për suksesin sepse  brënda tij kishte zënë vend ndjenja e së mirës dhe e urtësisë, e miqësisë  dhe e vëllazërimit.  Dhe ai ishte një prerje e tillë sepse çdo gjë që i duhej të dinte, çdo të mirë apo të keqë që e kishte ndeshur në jetë, e kishte mësuar gjatë udhëtimit të tij si kuadër lufte e si drejtues i njerëzve që bënë luftën.

Ky njeri i rrahur me vaj e me uthull dinte ç’të bënte dhe dinte si të manovronte për punët e vështira. Ai ishte unik për vendimet që merrte, duke i zënë veshët për të mos dëgjuar opinionet e të tjerëve apo të zbatonte receta të rekumanduara nga individë keqdashës. Këtë ai do ta bënte realitet kur u caktua në detyrën e lartë partiake pas çlirimit të vendit si sekretar i parë në rrethin e Beratit, të cilën e mbajti për tre vjet. Në Berat Tajar Grepckën e akuzuan si zbutës të luftës së klasave, si kuadër që hynte e delte tek familjet e mëdha e me përbërje të keqe, tek ato që të liqtë e përdorën për të hedhur baltë mbi figurën e tij të pastër si kuadër i lartë partie. Dhe e di përse ndodhi kjo me Tajar Grepckën? Sepse ai, siç tregon një veteran i nderuar LANÇ-it, “Heroi i punës Socialiste” Qemal Bego, kish bërë një gabim të madh në punën e tij në atë detyrë të lartë; kishte lejuar disa njerëz të qëndronin në jetën e tij më shumë se sa e kishin merituar. Për këtëatë e shkarkuan e madje u krijua opinioni se “Tajar Grepcka kaq e pati, ia bënë gropën për të mos e marë veten kurrë”. Por dinjiteti, siç thuhet, nuk të lë të ulësh kokën. Tajari ishte i tillë, njeri me karakter dhe i vendosur për të mbetur deri në fund ashtu si e njihnin në tërë kazanë e Beratit e deri në Skrapar. Kur ai, pas kësaj që i ndodhi, u caktua kandidat për deputet në zonën e Shpiragut,  bashkëkohësit thonë se e tërë ajo krahinëe priti ashtu si mund të vlerësohet një njeri i dashur, ashtu si ishte figura e mësuesit të tyre  ku ai kishte dhënë mësim për disa breza nxënësish. Po me këtë dinjitet e krenari ai do të përmbushte shumë detyra të tjera të rëndësishme që do t’i besoheshin në vitet në vazhdim si kryetar i Degës Ushtarake në Elbasan, drejtor i Drejtorisë së kuadrit në Ministrinë e Mbrojtjes e Sekretar i Përgjithshëm i SHNUM-itderi sa doli në pension.

Tajar Grepcka ishte i prirur për të mbajtur lidhje të mira me të gjithë, për të mos vepruar në kundërshtim me karakterin e tij, i cili karakterizohej nga mirësia, nga urtësia dhe ndjenja e miqësisë me njerëzit e thjeshtë. Tregohet edhe sot një episod me shumë domethënie nga puna e tij kur kryente detyrën e sekretarit të parë të Beratit. Një ditë të zakonshme pune, aty tek zyra, i kishte ardhur një bashkëfshatar i tij apostafat për ta takuar dhe që ndoshta Tajari do ta ndihmonte për të zgjidhur hallin, i cili e kish detyruar të merte rrugën deri në Berat. Bashkëfshartari ishte i dobët ekonomikisht ndaj edhe ishte veshur jo si për mik, por me ca rroba të vjetra, jo të fisëshme, të cilat e prezantuan keq tek nëpunësi  pritës, si të papërshtatshëm  për ta lejuar të futej në zyrën e sekretarit të parë.  Unë do ta takoj medomosdo shokun Tajar, kishte këmbëngulur fshatari. Unë e njoh dhe ai më njeh sepse jemi nga i njënjti fshat, jemi rrritur bashkë që të vegjël. Dhe nëse ti nuk më lejon, unë do të dal  jashtë dhe do t’i thërras nga bulevardi satë mundem, me emër: O Tajar Grepcka! Nëpunësi u tremb nga kjo këmbngulje që po tregonte fshatari ndaj guxoi të komunikonte me eprorin për çka po ndodhte. Sapo fshatari hyri në zyrë Tajari u ngit në këmbë, i doli përpara dhe e qafosi si të ishte vëllai i tij.Po ku je o Mastafa Skënderasi, po ç’të kthej përmbys që ma gjete zyrën o vëlla, po ç’hall të solli nga Skrapari deri këtu?- i nxirrte këto pyetje si me breshëriTajar Grepcka. Nëpunësi kishte hapur sytë, duke u ndjerë i penduar për sjelljen që kish treguar ndaj fshatrit, i cili na paskësh qënë mik e shok special i sekretarit të parë.

Jeta për këtë kuadër të thjeshtë dhe shumë popullor konsiderohej e shkurtër ndaj edhe këshillonte gjëthnjë të tjerët, të mëdhenj e të vegjël, se nuk duhej të bënin gabime që një ditë të ndjeheshin tëpenduar. Ky ishte Tajari i kohës së viteve të luftës, por ishte po ky Tajar edhe gjatë viteve që shërbeu në detyra shumë të rëndësishme. Dikush që nuk e kuptonte filozofinë e tij apo e paragjykonte qëllimisht për ta goditur e denigruar, asnjëherë nuk u bënë objekt sulmi në shënjë hakmarrje, për të treguar “fuqinë” që i jepte karrigia. Kur vajti një herë në fshat, për të mbritur tek shtëpia e një shoku të ngushtë të vegjëlisë, i duhej të kalonte më parpara tek dera e shtëpise të një bashkëfshatari tjetër, i zoti i së cilës në kohën e luftës i kish vrarë vëllanë pabesisht. Ai, sigurisht kish marrë dënimin për këtë krim, ishte dënuar me vdekje nga gjykata, por kish lënë mbrapa gruan me një vatër fëmijë. Tajari, pasi kishte pyetur shoqëruesin për sjelljet dhe qëndrimin e tyre në fshat, dhe pasi kishte marë përgjgjen se ajo familje ishte shembull për të gjithë  bashkëfshatarët, kish vendosur që të kthehej, të takonte nënë Halimenë dhe të pinte një kafe, siç kish bërë me  të gjithë të tjerët gjatë vizitave që kishte bërënëshënjë miqësie. Kur u mor vesh ky veprim që kish bërë Tajar Grepcka të gjithë ishin çuditur, madje kishin hamëndësur  se “Tajari paska vepruar në kundërshtim me vijën e Partisë”. Por kjo çka ai bënte në kundërshtim me opinionin që kish trullosur mendjen e njerëzve nuk ishte “vija e Partisë”, por “vija e Tajar Grepckës”. Në këtë mënyrë, pra me mendësinë e tij aq humane, e cila kishte e përcillte një porosi të madhe“dashuroni, duajini njerëzit”, kishte fituar admirimin e të gjidhve, duke përforcuar mendimin se ky njeri në tërë veprimtarinë e tij, të luftës dhe të punës, ishte sjellë si mësues, ashtu si për atë profesion që edhe ishte shkolluar. Ai kishte diçka të tijën, që gjithmonë  shprehej për atë që ndjente dhe hidhej në vepri për atë që mendonte. Heshtja shkatërron jetën, thoshte shpesh në bisedat mes miqsh e shokësh Tajar Grepcka.

Eshtë i njohur fakti që njerëzit sa më të mençëm e të ditur të jenë aq më indiferent tregohen ndaj pushtetit që mund të kenë. Madje kjo veti e tyre çfaqet dukshëm në komunikimin me njerëzit e thjeshtë, tek ata pa grada e ofiqe. Ne e sollëm pak më sipër  një episod nga qëndrimet e tij prej babaxhani kur ishte me detyrën e lartë të sekretarit tëpare në Berat, por Tajar Grepcka tregohej po kaq i thjeshtë e “i rrogozit”edhe  kur shkonte në festat e ndryshme të Skraparit dhe pranë bashkëfshatrëve, të cilët linin kokën për të. Dikur i bëri ftesë një shok i vegjëlisë se medemek kishte bërë shtëpi të reja dhe ai duhej të shkonte për të “prerë shiritin”. Sigurisht, për karakterin dhe sedrën që kishte Tajari nuk mund ta refuzonte ftesën e shokut  të zemrës. Mirpo ardhja e mikut dihet, e ikja nuk dihet, thuhet në ato anë. Tajari, pasi bëri urimet dhe të gjitha adetet e tjera që i takonte t’i bënte të zotit të shtëpisë, lëvizi nga vendi dhe u bëgati të ngrihej e të nisej për në Tiranë. S’ke ku shkon, do të ngrihesh e të të nisim për andej nga erdhe, kur të na plotësosh ca dëshira që ende nuk i kemi bërë, i tha i zoti i shtëpisë. Mirë o mirë, nguli këmbë Tajari, po ne jemi larg dhe siç e sheh, dielli është duke perënduar. Kjo është punë që rregullohet, ia preu fjalën shoku, i cili mezi e kishte pritur këtë ditë. Unë do të dal aty tek lëmi, prapa shtëpisë,  e do t’i them diellit të qëndrojë, të mos lëvizë,  se më ka ardhur një mik, një mik jo dosido, por Tajar Grepcka.

Tajar Grepcka e donte shumë vendlindjen, Skraparin. Ai shkonte tek të gjithë të njohurit, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, mjaftonte të dëgjonte një lajm, qoftë edhe “për një gjemb në këmbë”, siç thonë në ato anë. U nda nga jeta në vitin 1988, në moshën 73 vjeç. Për meritat e tij të çmuara gjatë LANÇ dhe të punës si kuadër e drejtues, është nderuar me shumë urdhëra e medalje. Ai është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Qarkut të Beratit.