Pandemia në Skrapar - 4.7 përqind e bizneseve u mbyllën gjatë vitit 2020 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pandemia në Skrapar - 4.7 përqind e bizneseve u mbyllën gjatë vitit 2020

Fatjon Kaloci
30.9.21


Në betejën e pambarimtë e që vazhdon midis informalitetit dhe subjekteve që veprojnë në gjithë territorin e Skraparit, më të humbur mbetën sërisht ata, bizneset e rregjistruara. Një raport i gjysmës së parë së vitit 2021 mblodhi të dhëna për numrin e bizneseve të hapura apo të mbyllura gjatë vitit 2020 në Shqipëri. Raporti i 2021 krahësoi numrin në total të ndërmarrjeve aktive përfshirë bujqësinë gjatë dy viteve 2019 dhe 2020. Ndërsa në të gjitë Shqipërinë numri i bizneseve gjatë 2020 shënoi rritje, vetëm në 6 bashki (nga 61) u rregjistruan rënie të numrit të bizneseve. Skrapari u rendit në 4 bashkitë që patën numër të lartë të subjekteve të mbyllura gjatë 2020. 

1. Bashkia Klos 
Gjatë vitit 2020 u mbyllën 10.5 % e bizneseve krahësuar me një vit më parë

2. Bashkia Fushë - Arrëz
Gjatë vitit 2020 u mbyllën 10% e bizneseve krahësuar me një vit më parë

3. Bashkia Skrapar
Gjatë vitit 2020 u mbyllën 4.7% e bizneseve krahësuar me një vit më parë

4. Bashkia Shkodër
Gjatë vitit 2020 u mbyllën 3.2% e bizneseve krahësuar me një vit më parë

Gjatë vitit 2019, në  të gjithë territorin e Bashkisë Skrapar, rezultonin 639 ndërmarrje aktive përfshirë bujqësinë të cilat ishin të rregjistruara zyrtarisht, ndonse duke shtuar edhe pjesën informale ky numër rezulton më i madh.