Skrapari i Ambasadorëve - Cilët janë emrat që kanë shërbyer si ambasadorë ndër vite? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari i Ambasadorëve - Cilët janë emrat që kanë shërbyer si ambasadorë ndër vite?

Fatjon Kaloci
21.5.23


Me një të përbashkët "Skraparin" në vijim @corovodaonline do të ndalet në disa prej emrave të njohur të cilët kanë shërbyer ndër vite si ambasadorë të Shqipërisë në vende të ndryshme.

1. Kahreman Ylli - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Francë gjatë viteve 1948 - 1950

2. Syrja Laze - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Algjeri gjatë viteve 1976 - 1980. Po ashtu ai ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Vietnam gjatë viteve 1983 - 1989.

3. Çlirim Çepani - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Kubë gjatë viteve 1988 - 1992. Po ashtu ai ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Meksikë.

4. Dashnor Dervishi - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Itali gjatë viteve 1988 - 1992. Po ashtu ai ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Rumani, Greqi etj. Gjatë viteve 1998 - 2000 ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Izrael.

5. Pëllumb Qazimi - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Kroaci gjatë viteve 2007 - 2014 dhe njëherësh ka qënë Ambasador (jorezident) i Shqipërisë në Bosnje Hercegovinë gjatë viteve 2008 - 2010. Së fundmi Ambasador i Shqipërisë në Slloveni.