Sporti ne historikun e viteve ne Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sporti ne historikun e viteve ne Skrapar

Fatjon Kaloci
30.5.11
Në aktivitetet kombëtare sportive qyteti i Corovodës ka patur një krenari më shumë me ekipet sportive të futbollit, basketbollit dhe volejbollit sikundërse edhe mundjes dhe peshëngritjes të gjitha këto nën një sigël “5 shtatori” megjithatë sukses më të madh ka patur rreth mesit të viteve 1980 – 1990 me ekipin e basketbollit, qitjes, radioamatorizmit e më pas futbolli etj.

Në fakt, sporti që ishte më përfaqësues i Skraparit në arean kombëtare ishte basketbolli i femrave i cili në vitet 1981 deri më 1988 mbetej vazhdimisht në kategorinë e parë. Një tjetër sport me të cilin Skrapari qëndroi në kategori të parë ishte qitja dhe radioamatorizmi.

Në vitin 1986 nga data 5 deri më 11 qershor u zhvillua në Fier, kampionati kombëtar ekipor i shahut për kategorinë e dytë. Kjo shënohet si pjesëmarrja e parë e plotë e Skraparit në një kampionat shahu. Në këtë kategori bënin pjesë gjithësej 13 ekipe ku për fat të keq ekipi i “5 Shtatorit” u rendit i fundit me vetëm 5 pikë.

Në futboll, në kampionatin kombëtar të vitit 1968-1969 (sezoni) ekipi i futbollit të “5 Shtatorit” ndodhej në kategorinë e dytë. Pikërisht gjatë këtij sezoni kategoria e dytë do të ndryshonte. Kështu nga 12 skuadra që ishin tashmë ajo do të bëhej me 23. këto skuadra do të ndaheshin në grupe A dhe B., ku ekipi unë luante në grupin B. ky do ishte një përfaqësim dinjitoz pasi në fund të kampionatit klasifikimi për kategorinë e dytë do ta conte ekipin e “5 Shtatorit” me 22 pikë në vëndin e katërt,

Në futboll, në kampionatin kombëtar të vitit 1976 -1977 në kategorinë e dytë do të ishin 16 skuadrat të cilat do të ndaheshin në dy grupe A dhe B. Në grupin e vet 5 Shtatori u rendit i pesti, por duhet thënë se ekipi ynë ishte me pikë të barabarta me vënin e 4.5.6.7 ku secili kish 12 pikë përvec vendit të fundit dhe treshes kryesore.

Në sezonin vijues Skrapari i 1977-1978 bie në kategorinë e tretë.

Në sezonin futbollistik të 1987-1988 në fazën e dytë 5 shtatori gjendej i 4ti në renditje por fundi i fazës përfundimtare do ta çonte befas në fund të klasifikimit.

Dy sezone më vonë më 1989-1990 ekipi ynë i “5 Shtatorit” do ta mbyllte klasifikimin në vëndin e pestë në kategorinë e dytë, me statistikat e 12 fitoreve, 3 barazimeve dhe 8 humjeve. Një vit më vonë, në sezonin 1990-1991 për të njëjtën kategori 5 Shtatori do të renditej i 7ti me 21 pikë.

Për kureshtarët, sezoni i 1991-1992 zyrtarisht pati tjetërsimin e emërtimit të ekipit. Kështu nga 5 Shtatori tashmë përfaqësimi ynë në arean sportive do të ishte Skrapari. Gjatë fazës së parë të kategorisë së dytë Skrapari do të renditej i 8ti por në fazën finale do të zbrisnim dhe mbyllnim këtë sezon në vëndin e 10-të. Ne imazh Formacioni 2011 i Ekipit te Skraparit