Këngëtarja shqiptare pjesë e ekipit të këngës që përfaqëson Gjeorgjinë në Eurovision 2024 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Këngëtarja shqiptare pjesë e ekipit të këngës që përfaqëson Gjeorgjinë në Eurovision 2024

Fatjon Kaloci
12.3.24

Vajza me origjinë nga Skrapari Ada Satka do të jetë përmes një bashkëpunimi pjesë e këtij Eurovisioni që do të zhvillohet në Suedi. Eurovisioni apo thënë ndryshe konkursi muzikor më i madh evropian është një prej skenave më të ndjekura muzikore e kontinentit evropian por jo vetëm. Këngëtarja Ada Satka ka kontribuar në këngën përfaqësuese të një shteti tjeter. Aj është bashkë autore teksti dhe muzike me Darko Dimitrov në këngën që do të përfaqësoj Gjeorgjinë në Eurovision 2024. Këngëtarja Nutsa Buzaladze do të këndoj këngën Firefighter për shtetin e Gjeorgjisë ku për muzikën dhe tekstin e së cilës ka bashkëpunuar dyshja Satka - Dimitrov. Videoklipi zyrtar i këngës u ngarkua në platformën e videove online të Eurosong Contest në youtube. Në verën e vitit që shkoi bashkëpunimi i këngëtares Ada Satka me këngëtarin Alban Skënderaj sollën një prej këngëve që mbetën hit i asaj vere që numëron rreth 6 milion shikime dhe që u titullua Ama  Ada Satka është një këngëtare dhe producente muzikore e njohur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka pasur bashkëpunime me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.