Perfaqesuesja qe vinte nga Kalifornia, Alyssa Campanella e lindur ne 21 mars 1990 u kurorezua dje 19 qershor 2011 me cmimin e madh te bukurise Miss Amerika 2011. Vajza 21 vjecare arriti te dilte e para ne konkursin qe u zhvillua ne Las Vegas. Me nje gjatesi trupore prej 1 meter e 74 cm, me syte e saj te gjelber, Alyssa gjithe femijerine e saj e ka kaluar ne New Jersey ku ka lindur edhe eshte rritur. Madje ajo ka marre pjese ne Miss Teen USA ne 2007 nje event bukurie per adoleshentet ku ka perfaqesuar New Jersey. Keshtu vajza e zgjedhur si me e bukura ne Amerike do te perfaqesoje SHBA ne eventin Miss Universi 2011 qe kete vit do te zhvillohet ne San Paolo ne Brazil gjate muajit shtator te ketij viti. Ju po ndiqni Showbiz ne skrapari.net