Vdes kengetarja e njohur Amy Winehouse. Kengetarja vuante prej kohesh alkoolizimin dhe perdorimin e substancave **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vdes kengetarja e njohur Amy Winehouse. Kengetarja vuante prej kohesh alkoolizimin dhe perdorimin e substancave

Fatjon Kaloci
24.7.11
Sot e premte 23 korrik 2011 eshte gjetur e vdekur ne shtepine e saj ne Londer kengetarja Amy Winehouse. Ende nuk jane mesuar rrethanat e vdekjes se kengetares e cila ne vitin 2008 mori plot 5 Cmime pasi ne tere boten u luajt superhiti i saj "Rehab". Policia londineze gjeti trupin e pajete te kengetares rreth ores 17:05 minuta te se premtes ne shtepine e saj prane Campden Square. 27 vjecarja prej disa kohesh vuante nga varesia ndaj alkoolit dhe perdorimi i substancave te ndaluara droge. E lindur ne 14 shtator 1983, ajo nxori ne 2003 albumin e pare te saj te quajtur "Frank" i cili pati shume sukses. "Back to Black" do te ishte superhiti planetar i 2006 i cili do ta bente te njohur ne gjithe boten. "Rehab" do te pasonte suksesin e Winehouse. Gjithesesi pas kesaj u intesifikuan edhe problemet e saj me alkoolin dhe drogen. Nje muaj me pare ne 18 qershor 2011 ndersa po performonte ne Beograd ajo u shfaq e dehur dhe madje u rrezua ne skene, ndersa shfaqja u anullua. Ju po ndiqni ShowBiz ne skrapari.net Portalin e lajmit me interaktiv.