Corovoda Online në ndalesën e radhes zbret në disa detaje mbi historikun e Skraparit që disa mund t'i dinë e ndërsa të tjerë jo. Në thelb qëllimi ynë është ai i trasmetimit tek brezat të së djeshmes që duket e largët por mjaft e pasur për zonën e Skraparit. Theksojmë se për këtë material në një intervistë së bërë nga moderatori kryesor i Corovoda Online F.Kaloci në 12 gusht 2011 na ka ndihmuar pafundësisht historiani dhe mësuesi i shumë brezave Suat Braçellari.
Shkojmë në brendësi për të prekur misteret e Skraparit.
Ura e Kasabashit.
Ajo përfaqëson një monument kulture të njohur në mbarë vendin. Është ndërtuar në vitin 1640 nga arkitekti Reis Mimar Kasëmi i lindur në Grëmsh të Tomorricës të Skraparit tonë.
Ai ka qënë njëri prej nxënësve të Arkitekt Sinanit, më i njohuri në Portën e Lartë Osmane. Asokohe, sipas dokumentave historik, fshati Grëmsh i Skraparit numëronte 500 shtëpi, 20 dyqane 7 xhami dhe një Hamëm që arkitekt Kasëmi i bëri dhuratë për fshatin e tij të lindjes. Kjo duke ju referuar edhe testamentit zyrtar të lënë prej tij. Ai, është konsideruar si Arkitekti i Fundit i Perandorisë Osmane. Disa ndër veprat më kryesore të ndërtuara prej tij në Shqipëri janë: Ura e Kasabashit më1640 (në Skrapar), Ura e Xhurës ( në segmentin Elbasan Librazhd) apo edhe Ujësjellësi i hershëm i Beratit.
Ura e Zabërzanit
Do të kthehemi vite më parë, ne udhëtimet e mistershme në shekuj. Historia nis kështu. Në vitet 600-700, thënë ndryshe mes shekullit 7 - 8 të Erës Sone Eklesia e Korfuzit, instanca më e lartë Ortodokse në Greqi asokohe thuhet se mori definitivisht vendimin për shkëputjen totale nga besimi katolik prej atij ortodoks. Në shekullin që flasim në të gjithë Shqipërinë ekzistonte vetëm një kryepeshkopatë e lokalizuar në Durrësin e sotëm. Mirëpo urdhërin e Eklesisë Ortodokse Greke, në Shqiperi kjo kryepeshkopatë do ta zbatonte formalisht pasi ende ruheshin marrëdhënie dhe lidhje me vendet e Katolikëve të përtej Adriatikut, Vatikanin. Për këtë arsye, besimet kristiane në Shqipëri u vendos që të mos zhdukeshin kompletësisht siç kërkonte Eklesia Greke që kishte në mbulim edhe Shqipërin por të ushtroheshin ritalet e besimit në objekte të fshehura enkas për katolikët. Njëri prej këtyre objekteve të fshehura të besimit katolik ndodhet pikërisht në afërsi të Urës së Zabërzanit. Objekti ndodhet me saktesi 19 metra mbi nivelin ujor të lumit Osum që kalon poshtë kësaj ure dhe 5 metra nën majën e sipërme të faqes ballore. Pikërisht në këtë vendndodhje ekzistojnë gjurmë të një afresku (mural) që ka qënë i plotë deri në vitet 1970. Në këtë afresk shfaqej një kalorës dhe nje kal me krahë (Pegasus), sfondi ka ngjyre të murrme, ndërsa në brendi të afreskut ndërtimi i imazhit është në nuancat Kuqe, Zezë dhe e Bardhë. Pas 97' ky objekt pësoi dëmtime nga veprimet e pallogjikshme të kohës së trazirave mbi Shqipëri.
Hamëmet e Slatinjës
Që në shekullin e XVII mendohet se janë ndërtuar hamëmet e Slatinjës. Në atë kohë, Slatinja ka qënë një fshat shumë i populluar. Në artifakt, hamëmet e Slatinjës janë edhe tregues i një shkalle i një shkalle të lartë emancipimi ndikuar nga karakteristikat osmane. Elementët e këtyre hamëmeve të Slatinjës janë edhe sot të dukshme në formë rrënojash. (Imazhi shoqërues i këtij postimi i përket një pamjeje të viteve 1960'që Corovoda Online ka siguruar).
Gjashtë Kalatë e Skraparit
Përgjatë luginës së lumit Osum, brenda territorit të Skraparit, në drejtimin veriperëndim-juglindje, janë gjurmët e 6 kalave, nga të cilat njëra prej tyre, sipas themeluesit të Arkeologjisë Shqipëtare z.Hasan Ceka (i ati i pasuesit Neritan Ceka ), Kalaja e Rehovicës mund të ketë qënë një prej 3 qyteteve të rëndësishme të Dasaretisë, që Qëndrën e Parë e kishte në Pelion (fshati Selcë i sotëm në Pogradec), Qëndrën e Dytë Antipatrean dhe Qëndrën e Tretë me emrin Antik Gerundi. Të identifikueshme në emërtim janë edhe Kalaja e Bargullasit që njihej me emrin Bargula.
Kalaja e Skraparit (Çorovodës së sotme) njihej me emrin Orgesi, dhe kalaja e Qeshibesit njihej me emrin Koragu.
Dy kala të tjera për të cilat nuk dihen emërtesat e dikushme janë Kalaja e Lavdarit dhe Kalaja e Gores së Potomit ku edhe sot ka një mister më shumë në këtë vend pasi egziston një gropë që thuhet se "nuk i dihet fundi" nga ku të gjithe mund të hedhin objekte të ndryshme në të si një ritual bestitytnie i krijuar më vonë. Gjurmë të kalave në Skrapar ka edhe në Dëvri (Dëvri do të thotë Gryka e Rojës), që edhe sot në harte apo edhe në folklor quhet si Maja e Qytezës. Sikundërse ka ekzistuar edhe kalaja e Tërrovës. Këto kala më tepër kane qënë me fortifikime bloqesh guri me funksion mbrojtës dhe vëzhgues.
Degëzim i rrugës Egnatia.
Gjatë Luginës së Osumit, në Skrapar në krahun e majtë të rrjedhës, është zbuluar një degëzim i rrugës Egnatia që të çonte në Maqedoninë Jugore (Selaniku i sotëm). Kjo rrugë është përmendur edhe nga Tit Liv, Strabon, Apjani dhe në emërtimin e tyre kjo njihej si rruga që mbante emrin rruga APIA. Ky emër u vu në mënyrë të tillë për këtë degëzim rruge, nisur edhe nga emri i hershëm që kishte lumi Osum. Osumi i dikurshëm quhej APSUS.
Qyteti Antik i Gerundit.
Qyteti antik përbëhej nga dy pjesë:
Brenda Mureve të Kalasë, perimetri rrethues arrin në 935 metra. Ka tre hyrje kryesore, njera prej të cilave nuk gjendet pasi është e fshehtë. Ka gjithashtu 3 kulla vrojtimi ku më e madhja e lokalizuar pranë portës apo hyrjes kryesore ka një forme katrore në përmasat 14metra x 14metra. Lartësia e mureve ekzistues shkon në 4 metra por asokohe mendohet të kenë qënë mbi 15 metra. Sipërfaqja e brendshme e pjesës brenda kalasë shkon në 3.8 hektarë.
Jashtë Mureve të Kalasë ky qytet zinte një sipërfaqe prej 4 hektarësh ku ende ka gjurmë të kalldrëmeve dhe mureve dhe janë gjetur materiale të pasura të qeramikës. Një tjetër zbulim në këtë vend është edhe zbulimi i varrezave ku ekzistojnë 2 lloje varrezash. Varrezat që ndodhen brenda mureve të kalasë mendohet se i përkisnin njerëzve të pjesës elitare ndërsa varrezat për personat pa tagër social varrezat lokalizoheshin në pjesën e jashtme të kalasë.
Ritualet e Varrimeve
Në kërkimet arkeologjike në varret e dikurshme në zonën e Skraparit ekzistojnë disa elemente të cilët dëshmojnë rite, tradita dhe kulturën e jetesës në një mënyrë specifike. Përgjithësisht varret janë të orientuara në sensin perëndim - lindje apo edhe veri - jug. Mortit në varr u vendosej një poçe verë si edhe disa simbolika në bronx ku dominojnë ato në formë lejleku apo gjysmë dielli. Nuk dihet arsyeja mbi përse-në e këtyre riteve.
Termi Skrapar
Nocioni Skrapar më tepër në Etimologji përkon edhe me gjetjet e hershme që e barazojnë me termin Shkrep (mali). Nocionet e para të dokumentuara mbi këtë emër i përkasin Kohës së Perandorisë Osmane. Kështu më 1431 me ardhjen e turqeve kur u be edhe regjistrimi Skrapari (kemi përdorimin e termit Skrapar - pra nënkupton se ky term është më i hershëm se 1431 ) u nda në 2 kaza:
Në Kazanë e Skraparit dhe në Kazanë e Tomorricës. Në të vertetë në dokumentat e asaj kohe termi Skrapar ekziston në formën Serapar.
Gusht 2011 / Corovoda Online
Ja çfarë s’duhet të lini pa parë nëse do të vini në Skrapar?
Në një listë të shkurtër të disa ndër bukurive përrallore të Skraparit, sygjerimi i Corovoda Online shkon për:
Kanionet e Osumit me nje gjatesi mbi 12.5 kilometra rreth 8 ujëvara, peisazhi është më i bukur po t'i shëtisësh në këmbë dhe ngushticat të japin adrenalinë.
Shpella e Pirogoshit legjendat urbane ende mbajnë fort besimin se kjo shpellë është e pafundme. Në fakt ky mendim nuk është real pasi një ekspeditë e fundviteve 80' me speleolog gjeti fundin :( (kemi shkruar më herët për këtë postim në faqen tonë web )
Lirza një ndër pikat më magjike të Skraparit. Ndodhet në një lartesi me 1 777 metra mbi nivel deti.
Duhet të mos Lini pa parë edhe:
Qafen e Martës ne një lartësi 2 178 metra mbi nivel deti.
Mali i Ostrovicës me një lartësi prej 2 347 metra mbi nivel deti.
Mali i Mjetës 2 024 metra mbi nivel deti ku në këtë zonë pranë fshatit Barç nuk duhet të lini pa parë edhe 2 liqenet e vegjël akullnajore të cilët janë : - Liqerin e Dusharit (1 801 metra mbi nivel deti) dhe Lineri i Kurakut (1 841 metra mbi nivel deti)
Padyshim pa harruar edhe peisazhi i mbi 2 400 metrave mbi nivel deti që merret nga Mali i Tomorrit maja më e lartë. Peisazhi që s'duhet të lini pa parë është edhe ai i Kulmakut 2 173.6 metra mbi nivel deti. Tek ky i fundit ju do të keni mundësi të shihni me sy të lirë disa majat madhështore, Majën e Ramies, Maja e Kakrukës, Maja e Zaloshnjës, Maja e Gjerbësit etj.
© Fatjon Kaloci / Corovoda Online / Suat Braçellari