Neser 19 Starton Pelegrinimi Ja cfare duhet te dini ne ritet qe mbahen **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Neser 19 Starton Pelegrinimi Ja cfare duhet te dini ne ritet qe mbahen

Fatjon Kaloci
18.8.11
18-08-2011 Nese e keni taksur? Duhet te shkoni patjeter. Eshte gjeja e pare qe thuhet sa here afron Pelegrinazhi Bektashi ne Kulmak, te Skraparit.Rruga me e mire per te shkuar atje eshte ajo nga Corovoda, Radesh etj... Zgjat mbi 3 ore udhetimi mjetet duhet te jene te larta. Nuk eshte e thene qe duhet te keni patjeter nje qengj per kurban apo jo. Sapo theret kurbani, ju duhet te beheni ne balle me shenje gjaku nga kurbani juaj, me pas para se te hyni ne Teqene e Abaz Ali, duhet te hyni me kemben e
majte, pa kepuce apo atlete. Hyni me kemben e majte dhe duhet te ecni nga krahu i majte perqark por pa i kthyer kurrizin vendit te shenjte, ne gurin e shenjte duhet te uleni dhe te beni lutjen tuaj. Nese deshironi mund te beni sevap dicka. Ne nje arke metalike mund te hidhni disa para por tradita kerkon qe te mos jene lek kartmonedhe por te jene qindarka qe te tingellojne ndersa bien. Mund te ndisni qiri per ata qe ju keni perzemer dhe qe smund te vinin dot. Do te dilni pa i kthyer kurrizin dhe kemba e pare qe duhet te dali do te jete serisht e majta. Nje shenje keshtu quhet mishi i pjekur ne hell mund ta coni ne shtepine tuaj. Kur gotat ngrihen per Abaz Ali thuhet jo Gezuar por "Na Ndihmofte" Ne kete rit nuk perplasen gotat por duart qe i mbeshtjellin ato mes njeri tjetrit. Evito sharjet apo nenqeshjet ironike ate dite. ...Na Ndihmofte
Eshte Corovoda On Line Blog