Qindra njerez percjellin ne banesen e fundit 5 viktimat e aksidentit te djeshem **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Qindra njerez percjellin ne banesen e fundit 5 viktimat e aksidentit te djeshem

Fatjon Kaloci
16.8.11
16-08-2011 Pas ores 17:00 te kesaj te marte 16 gusht 2011 ne fshatin Grepcke Te Skraparit, Pjese e Komunes Qender, per me shume se dy ore Heshtja dhe zia percolli ne banesen e fundit 5 viktimat e aksidentit te ndodhur dje. Me qindra njerez, te afert, banore te zonave perreth ishin pjese e kesaj ceremonie teper te dhimbshme, ku deshmite tregojne se sapo perfundonte nje funeral, fillonte tjetri e keshtu me radhe per te peste viktimat. Neser ne Corovode do te behet edhe funerali i 6 i nje te riu me origjine po nga ky fshat qe humbi jeten ne kete aksident. Ne oret e mbremjes thuajse zia mbuloi edhe qytetin e Corovodes ndersa ne shume mjedise private beheshin ritualet e pas ceremonise mortore. Nga ana
tjeter raporte te pakonfirmuara zyrtarisht hedhin nje tjeter version mbi incidentin e djeshem, qe rezultoi fatal per 6 te rinjte. Sipas disa te dhenave besohet se mjeti Mitsubish me te cilin udhetonin te gjashte viktimat, doli nga rruga si pasoje e shpejtesise nxitur kjo nga nje sfide qe po benin me nje mjet tjeter te tipit Benz mercedez por ky raport ende nuk konfirmohet zyrtarisht dhe nuk duhet konsideruar zyrtar. Gjate gjithe dites ne cdo mjedis ne Skrapar aksidenti i djeshem ka qene epiqendra e vemendjes dhe e dhimbjes se perbashket te mbare zones. Ju po ndiqni Corovoda Blog on line Na ndiqni edhe ne Facebook ne Corovoda On Line