Edmond Dalipi reagon kunder Bashkise Corovode: Nuk shtyhet më me premtime -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Edmond Dalipi reagon kunder Bashkise Corovode: Nuk shtyhet më me premtime

Fatjon Kaloci
29.9.11
29-09-2011 Ne nje te perditshme sportive shqipetare "Sport Ekspres" ka reaguar me deshperim traineri i ekipit te Skraparit Edmond Dalipi ndaj Bashkise Corovode. Ne nje shkrim te sotem ne kete perditshme qe mban titullin "Jemi Skuader, nuk jemi Cete." nje prej futbollisteve te Skraparit (citohet nga Sport Ekspres) ti jete drejtuar trainerit se "Nuk dalim më me kete lloj stervitje". Nder te tjera ne shkrimin e sotem citohet:
"Arsyeja është e thjeshtë: askush nga Skrapari – bashkia, jo e jo – nuk hedh asnjë qindarkë për të marrë një fushë me qera ku djemtë e Dalipit të ushtrohen me topin, “veglën” e pashmangshme për të luajtur lojën së cilës i janë përkushtuar. Në këto kushte, edhe trajneri Edmond Dalipi është i dëshpëruar: “Nuk ka ç’t’u them futbollistëve. Nuk mund të shtyhet më me premtime. Bashkia duhet të shtrydhë burimet e veta, por dhe bëjë përpjekje për të afruar donatorë, të cilët kam mendimin se nuk duhet t’I mungojnë një skuadre si Skrapari. Unë jam në gjendje të bëj diferencën e një skuadre të Superiores me një të kategorisë së Parë, por edhe në këtë kategori nuk ma do mendja se mund të ketë ekip me kushte si yni”.
Reagimi vjen vetem 2 dite perpara takimit te radhes qe e pret Skraparin kete te shtune ku ne Corovode do te luaj me Lushnjen Ndersa ne fillim te kesaj jave institucioni vendor shpalli "100 ditet e suksesit" te pare te ketij sezoni.
Corovoda On line (Imazhi Foto Web)