Meteo: Parashikimi i fundjaves Vranesirat nisin nga e premtja ne Corovode -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Meteo: Parashikimi i fundjaves Vranesirat nisin nga e premtja ne Corovode

Fatjon Kaloci
20.10.11
20-10-2011 Fundjava lokale ne Corovode pas mesdites se te premtes me se shumti parashikon rikthimin e vranesirave. Ndersa kjo jave ka treguar disi nivele te ulta te temperaturave ne minimum, gjate fundjaves do te vihet re qe temperaturat ne vlerat minimale do te pesojne nje rritje te lehte.
E premtja 21 Tetor 2011 vjen me kete parashikim te mundesuar nga disa prej operatoreve lokal per Corovoden
Deri ne mesdite parashikohet nje mot i kthjellet ne Corovode. Ne oren 11:00 te se premtes temperatura maksimale do te barazohet me ate minimale ne 19grade celsius. Vranesirat do te jene prezent pas ores 12:00 ku mundesia e ndonje rreshje lokale te shiut nuk perjashtohet por gjithesesi nese kjo do te ndodh sasi e rreshjeve do te jete e ulet afro 0.11mm kryesisht rreth ore 13:00. Qe nga 12:00 deri ne 16:00 te se premtes temperaturat do te jene 20 grade celsius si ne vleren minimale ashtu edhe ne ate maksimale ndersa pas 16:00 temperaturat do te ulen gradualisht ne te dyja vlerat. Vranesirat do te jene me te shumta pjesen e fundit te dites se te premtes. Fenomeni shi parashikohet vetem rreth ores 23:00 por shirat do te jene te lehte.
E shtune 22 Tetor 2011
Vranesirat do te jene prezente por pa fenomene te rreshjeve deri ne oren 08:00 te mengjesit. Por prej ketij orari deri ne 18:00 moti do te jete i paqendrueshem, diell, re dhe rreshje lokale te dobeta me nderprerje. Temperaturat edhe kete dite gjate intervalit kohor 11:00 - 13:00 do te jene 20 grade celsius si ne vleren maksimale dhe ne ate minimale. Te dielen sipas parashikimit nuk do te kete rreshje ndersa ne vleren maksimale teperaturat do te pesojne nje ulje prej 1 grade. E diela do te jete me diell pjesen me te madhe te dites shoqeruar me re ne intervale te shkurtra kohore.
Corovoda On Line Ne Imazh bashkengjitur Imazhi Satelitor referuar parashikimit te se premtes ne Europe