S'pastrohet Komuna Qender ne Skrapar Nese nuk e do Partine Largohesh

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

S'pastrohet Komuna Qender ne Skrapar Nese nuk e do Partine Largohesh

Fatjon Kaloci
14.10.11
14-10-2011 Konfirmohen ne Keto caste te mbremjes se kesaj te Premte 14 tetor 2011 zerat per disa largime nga puna ne nje prej njesive administrative lokale ne Skrapar. Sipas nje raporti punonjes te Komunes Qender jane njoftuar paraprakisht per levizje te mudshme nga puna. Nje prej te larguarve nga puna citohet ne burim te kete pohuar se ka qene oferta e papranuar per te kaluar me nje subjekt politik ne aderim qe e ka lene kete punonjes tashme pa pune. Dirigjimi i ngjarjeve te avancuara pas 8 majit lokal te 2011 ne Skrapar ne shume raste ka patur pasoje largimin nga puna per kritere politike. Ndonse ne motivacionet e largimeve nga puna pjesa me e madhe mbart motive te tjetersuara por ne komentet e Skraparit rajonal te se perditshmeve jane njerezit ata qe i gjykojne gjerat shume me sakte dhe me mire. Madje vete punonjes aktual te disa prej administratave citojne detyrimin per te bere "pranim" ofertat politike kundrejt lojes me dinjitetin personal dhe integritetin e tyre moral qe kushtezohet nga buka e se perditshmes. Corovoda On Line me heret ka cituar zerat e levizjeve te pritshme duke ju referuar disa bisedave ne qarqe te mbyllura mes disa prej te zgjedhurve. Por per te riperseritur mbase disa nder me te pritshmet shigjetimi i radhes nen kete tager pritet qe te jete arsimi lokal ku priten disa ndryshime ne struktura drejtuesish dhe largime.
Corovoda On Line