Zevendes Ministri i Financave Alfred Rushaj ka theksuar edhe njehere gjate se merkures 23 nentor 2011 ne ekranin ABC News se Asnje Institucion i Qeverisjes Vendore nuk duhet te merrte taksat nga familjaret apo te tjere te perfshire ne Skeme per cdo detyrim para dates 31 dhjetor 2010. Me heret mbi problemin u fol edhe ne Televizionin Klan. Zevendes Ministri i Financave Alfred Rushaj citoi se cdo takse e para 2010 nuk do te mblidhet kjo pasi ligji ka kohe qe ka hyre ne fuqi lidhur me amnistine fiskale. Por ne lokalitet shume kryefamiljar ne Corovode jane ankuar per pagesat e me shume se 2 viteve madje deri ne 5 vite te prapambetura per arken e vendorit. Situata do te ver ne problematike mesa duket vitin e ardhshem vendorin per justifikimin e ketyre arketimeve jo ligjore. Rushaj tha se jane shume pak njesite vendore qe ende arketojne keto detyrime por ai i keshilloi duke dhene nje opsion qe shumat e paguar ti mbarten viteve te ardhshme e thene ndryshe kush ka paguar Taksat Familjare te 2010 dhe 2009 (per shembull) vendori do ti quaj si te paguar taksen e (2012 dhe 2013). Ndonse automatikisht keto veprime do te objekt i kontrolleve te financave rajonale apo shteterore mbete per tu pare sesi do te operohet me tej.
Corovoda On Line
Corovoda On Line